Aktori dhe regjisori amerikan Clint Eastwood ka mbështetur kandidatin republikan për në Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney, duke marrë pjesë në mbrëmje për grumbullim fondesh në Ketchum, në Idaho. “Vendi ka nevojë për një shtysë në një drejtim”, ka thënë Eastwood, duke shpjeguar se ka zgjedhur Romney për shkak të programit të tij mbi taksat: “Do të sjellë një sistem fiskal të denjë… gati do të ketë ‘kapital’ dhe njerëzi nuk do të vendosen kundër njëri-tjetrit. Në eventin ku ka marrë pjesë aktori-regjisori janë grumbulluar 2 milionë dollarë, në rekord për shtetin e Idaho. Më herët një spot i Eastwood për Chrysler me rastin e Super Bowl, “Halftime in America” ishte interpretuar si mbështetje ndaj Obamës, qeveria e të cilit kishte shpëtuar industrinë automobilistike. Aktori e kishte mohuar duke thënë se “nuk ishte i lidhur me politikën e Obamës” dhe se spoti “donte të ishte një mesazh mbi rritjen e vendeve të punës dhe shpirtin e Amerikës”.
4 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)