Forcat anti-qeveritare siriane kanë sulmuar godinën e televizionit shtetëror në veri të vendit, ndërkohë që në periferi të Damaskut vijojnë përplasjet e ashpra mes ushtrisë dhe rebelëve të armatosur. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia zyrtare e lajmeve Sana.


Në Aleppo rebelët kanë arritur të marrin godinën e televizionit shtetëror gjatë mbrëmjes së djeshme, por më pas janë sulmuar nga aviacioni sirian dhe janë detyruar të tërhiqen. Në të njëjtën kohë, luftime të përgjakshme janë zhvilluar në dy lagjen perëndim të Aleppo-Salaheddine e Seif al-Dawla, të cilat tashmë janë marr nga rebelët. Këta të fundit pretendojnë se kanë arritur të kenë nën zotërim gjysmën e qytetit. Sipas Observatorit të të drejtave të njeriut, në Tadamun, një lagje rebele në Damask, ushtria ka kryer “një bombardim të një intensiteti të pa hasur më parë” dhe se përplasjet e armatosura janë zhvendosur edhe në lagjen Jobar.


4 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)