Këngëtari i njohur i ka dërguar dokumentet e divorcit bashkëshortes Kai Millard Morris
Stevie Wonder i ka dhënë fund martesës me bashkëshorten Kai Millard Morris. Shkak kanë qenë diferencat e papajtueshme. Sipas TMZ, çifti nuk jeton bashkë që prej tetorit të vitit 2009 e Wonder ka firmosur letrat e divorcit me emrin e tij të pagëzimit, Stevland Morris.
Muzikanti 62-vjeçar u martua në vitin 2001 me stilisten Millard Morris me të cilën ka dy fëmijë: Kailand, 10 vjeç dhe Mandla, 7 vjeç. Ëonder ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve duke deklaruar se është i gatshëm të përballojë shpenzimet e rritjes së tyre. Ndonëse Wonder e ka fituar pjesën më të madhe të pasurisë përpara se të martohej me stilisten, nuk është e qartë se sa do të përfitojë ajo. Martesa me Kai Millard Morris ka qenë e dyta për këngëtarin, i cili në vitin 1970 u martua me kolegen Syreeta Wright, por pas dy vjetësh çifti u divorcua.
4 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)