Aldous Huxley


“Më e mira e botëve”


Përktheu: Rudi Erebara


Botoi: “Pika pa sipërfaqe”


Çmimi: 800 lekë


“Utopitë duket se janë shumë më lehtësisht të realizueshme nga sa ne kemi menduar. Për pasojë, ne gjendemi para një pyetjeje shumë të sikletshme: Si të shtangim realizimin e tyre përfundimtar? Utopitë janë të realizueshme:, shkruan Nicolas Berdiadeff. Ky është një përkufizim që do të shpjegonte edhe shqetësimin që ngre në thelb të tij libri “Më e mira e botëve” e Aldous Huxley.


“Po, unë e kam lexuar Huxley–n. Më e mira e botëve për mua duhet të jetë me njerëz të rinj që bëjnë dashuri, muzikë, që pikturojnë e shkruajnë me dhe për njëri–tjetrin. Secili do të zotërojë një pjesë të vendit ku punon. Një lloj socializmi, por si asnjë nga llojet që ekzistojnë sot në botë”, ka thënë John Lennon për këtë libër.