Demir Gjergji, “Orë akulli”

Demir Gjergji

“Orë akulli”

Botoi: “Ombra GVG”

Çmimi: 700 lekë

Pas vëllimit “Bibla e buzëve”, poeti Demir Gjergji sjell librin më të fundit  me poezi “Orë akulli”, i cili ka një vazhdimësi me përmbledhjen paraardhëse, jo vetëm për nga radha, por sidomos, falë një lidhjeje organike të motiveve. Ashtu si libri i parë, edhe ky botim është konceptuar si një poemë, ku i këndohet dashurisë, por ndërsa te “Bibla e buzëve”, kjo dashuri është një zjarr që ndizet vrullshëm prej pasioneve, te përmbledhja në fjalë, kjo dashuri ka stinën e vet dimërore. Pra është një dashuri në shuarje, si çdo gjë tjetër e kësaj bote. Prej këtej, me sa duket, është motivuar edhe titulli “Orë akulli”, pra, kohë e ftohtë, orë e ngrirë, çast i ndalur. Libri shoqërohet me Cd, ku janë përmbledhur në audio të gjitha poezitë të interpretuara nga autori.

Autor te 5 Gusht 2012. Libri. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry