Pse nuk ngjisin arsyetimet e socialistëve në diskutimin mbi imunitetet?

Mustafa Nano - Është e sigurt, tanimë: Socialistët nuk do të votojnë projektligjin për imunitetin të hënën, më datë 6 gusht. Nuk ka kohë më që ata të kthejnë mendje. Ndërkohë, Berisha ia ka dalë deri në një farë mase (ia del gjithmonë, pasi ka mjete të forta të propagandës pas vetes) ta shndërrojë datën 6 gusht në një datë medemek historike për Shqipërinë, dhe nismën apo vullnetin për ta votuar këtë projektligj në një aksion medemek të madh politik. Në fakt, data 6 gusht (edhe sikur të votohej projektligji në fjalë) do të mbetej një datë banale në kalendarin politik të shqiptarëve, ndërsa miratimi i projektligjit (gjithmonë, nëse socialistët do të binin dakord ta votonin) do të ishte një nga aksionet më pak të vlefshme të politikës shqiptare. Ky ligj, në thelb, nuk do të ketë asnjë lloj rëndësie për Shqipërinë. Sigurisht, mua nuk më del nga mendja që BE-ja e ka në listën e kërkesave të veta miratimin e heqjes së imunitetit, dhe në këtë kuptim ligji e ka vetvetiu një farë rëndësie, por unë po flas për thelbin e gjërave. Dhe thelbi i gjithë kësaj historie është shumë i thjeshtë: me miratimin e këtij ligji ne do të kemi një ligj më shumë në letër, por impakti i këtij ligji do të jetë zero në praktikë. Zero me xhufkë.

Në Shqipëri nuk është regjistruar ndonjë rast kur imuniteti i ndonjë zyrtari t’i jetë bërë pengesë ndonjë procesi hetimor apo procesi gjykimi, në qendër të të cilit të ketë qenë ky zyrtar. Në terma praktikë pra nuk është imuniteti që na ka penguar të luftojmë korrupsionin e zyrtarëve. Na ka penguar impuniteti, thënë shqip me një saktësi të përafruar – pandëshkueshëmria, thënë edhe më shqip – pafuqia e paaftësia e sistemit të drejtësisë për të ndëshkuar njerëzit me ndikim e me pushtet.  Kësaj ane ecte dhe Kim Mehmeti në një shkrim të tijin në “Shqipin” e djeshëm, ku fliste për Shqipëritë tona  (me titull “Nuk ndërtohet parajsa me muratorët e ferrit”), por pa e përmendur fjalën impunitet/pandëshkueshmëri. Kish veçuar një gjë që ndodhte në të gjitha Shqipëritë tona: “Në Shqipëritë tona përfundon në burg apo pezullohet nga puna çdo zyrtar që merr ryshfet 50 euro, por jo kryehajduti, që ia del të vjedhë 50 milionë euro. Në Shqipëritë tona dënohet me zbritje të pagës mujore çdo i punësuar në ndonjë ministri, i cili, për t’i plotësuar kushtet për marrjen e kredisë për të mbijetuar, merr vërtetim me shumën rrejshëm të rritur të pagës mujore, por jo edhe ai që i falsifikon librat e kadastrës, në të cilat pronën shoqërore e regjistron si të vetën dhe të të afërmve të tij. Në Shqipëritë tona ngrihet aktakuzë dhe hetohet ai që e shqetëson qenin e fqinjit të tij, por jo edhe ata për të cilët publikisht flitet se kanë vrarë kundërshtarët e tyre politikë. Dhe e tëra kjo ndodh ngaqë me burgosjen e atij që ka keqpërdorur 50 euro, mbulohet hajduti i 50 milionëve, ku para të huajve dëshmohet devotshmëria në luftën kundër korrupsionit….”

Ky pra është problemi ynë: Në Shqipëri (edhe në Shqipëritë tona) nuk ka burrë nëne që të hetojë, gjykojë apo dënojë njerëzit me pushtet, çfarëdo që të bëjnë këta të fundit. Kjo është arsyeja që socialistët nuk duan ta votojnë projektligjin mbi heqjen e imunitetit më datë 6 gusht? Jo, nuk është kjo arsyeja. Nuk është se socialistët nuk kanë ecur kësaj udhe në arsyetimet e tyre në tentativën për të justifikuar ‘jo’-në e tyre për këtë projektligj, por më së shumti kanë ecur në udhë të tjera. Argumentet e tyre kryesore kanë qenë dy: 1. E bëjmë që e bëjmë ndërhyrjen në Kushtetutë, le ta bëjmë atë edhe për ca probleme të tjera që na kanë dalë gjatë kohëve të fundit, dhe me këtë kanë parasysh, fjala vjen, zgjedhjen me 84 vota të Prokurorit të Përgjithshëm, a të ndonjë gjyqtari me rëndësi në sistemin tonë, a të shefit të SHISH-it, etj; dhe 2. Heqja e imunitetit do të shoqërohet me një gjueti shtrigash opozitare nga ana e pushtetit; me fjalë të tjera, ekziston frika në dukje e arsyeshme se, në rrethanat kur Berisha do të ketë në dorë dhe k/prokurorin e shefin e SHISH-it, deputetët opozitarë pa imunitet do të jenë një target i lehtë për t’u goditur.

Këtë të dytën, d.m.th këtë frikë të opozitës, që pak më sipër e quajta ‘në dukje të arsyeshme’, e shoh të tepërt, dhe esencialisht të paarsyeshme. Sipas meje, ka të drejtë Spartak Ngjela, kur thotë pak a shumë se Berisha don të heqë frikën e vet kur çirret kundër socialistëve që s’duan të heqin imunitetin; i pari dhe i fundit shqiptar që ka motiv t’mos e heqë imunitetin është ai vetë (ai vetë është i zhytur në krime; por dhe fëmijët e tij janë të nakatosur në boll punë të ndyra), dhe britmat e tij janë britma që synojnë një si ‘egzorcizim’ të vetes, më konkretisht, largimin e frikërave që e përndjekin. Afërmendsh, historia ka treguar se një njeri i trembur në pushtet s’e ka për gjë të adoptojë – si një mënyrë për të mbrojtur veten – politikën e dorës së fortë dhe të ndëshkimeve arbitrare të kundërshtarëve politikë (edhe me këtë do kishim një si ‘egzorçizim të vetvetes’), por një opozitë që aspiron të marrë në dorë fatet e vendit nuk i falet të jetojë me këtë shqetësim. Me këtë shqetësim duhet të jetojmë ne të shoqërisë civile, të medias etj., por jo opozita politike, e cila “ku ta gjejë që Berisha t’i futet kësaj aventure”, pasi kështu do heroizohej. E prandaj, socialistët e kanë kot me frikën që u ka hyrë në palcë (këtë dëshmojnë, në fakt). Kjo frikë i nxjerr ata në dritë si opozitë dhjakse, rrjedhimisht aspak frymëzuese.

Po e para? E para ha diskutim. Dhe kuptohet pse. Është logjike të thuash që, meqenëse po vëmë dorë në Kushtetutë e meqenëse kemi një tog papërsosmërish kushtetuese që janë vënë re në rrugë e sipër, le ta bëjmë këtë gjë njëherë e mirë e njëherësh për të gjitha yçklat që kanë dalë”. Në këtë kuptim, kjo logjikë mund të përdoret që ç’ke me të, ashtu siç mund të përdoret logjika tjetër që “në Shqipëri (po i mbahem gjetjes së Kim Mehmetit: në Shqipëritë tona) nuk ka qenë, nuk është, e nuk ka për të qenë (dhe për ca kohë) imuniteti, ai që i bëhet pengesë luftës kundër korrupsionit”.

Të vjen keq që opozita s’ka mundur t’i bindë diplomatët e eurokratët e BE-së mbi faktin, që “heqja e imunitetit si pika nr. 1 e axhendës nacionale është një sendërgjí e shpifur”, dhe mbi faktin tjetër që “ndërhyrja në Kushtetutë duhet bërë e plotë”. Do të ishte e padrejtë, dhe gati e pabesueshme, që opozita shqiptare të penalizohej në terma të imazhit te diplomacia ndërkombëtare, ngaqë ajo ka kërkuar shtyrjen për ca javë të diskutimit mbi imunitetin. Por do të ishte dhe për faj të saj.

Autor te 5 Gusht 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • astrit

    Zoti Muc! Neqoftese ke qene keto kohet e fundit ne Shqiperi, opozita e ka dhene konsensusin e saj per heqjen e imunitetit duke e miratuar ate ne parim dhe nen per nen.

  • Niko Maloku

    NGA GEORGE CARLIN
    ( USA)
    Politikanet ndodhen aty ku jane per t’ju dhene juve idene se ju kini lirine e zgjedhjes…por ju nuk e kini ate. Ju nuk kini kurrfare mundesi zgjedhjeje. Ju kini vetem pronare. Ata zoterojne gjithcka. Ata zoterojne gjithe token e vlefshme. Ata zoterojne dhe kontrollojne korporatat. Prej shume kohesh, ata kane paguar dhe i kane blere edhe Senatin, edhe Kongresin, edhe parlamentet e shteteve te tyre, edhe bashkite, ashtu sic kane futur ne xhepat e tyre te mbrapem edhe gjyqtaret. Ata jane zoter te te gjithe medias se madhe. Ne kete menyre, ata kontrollojne gjithe lajmet dhe informacionin qe merrni ju.
    Ata ju kane kapur juve per topesh.
    Ata shpenzojne cdo vit miliarda dollare per lobime… ne menyre qe te arrijne ato qe duan. Edhe ne e dime se cfare duan ata. Ata duan gjithnje e me shume per veten e tyre dhe gjithnje e me pak per te tjeret. Por, une do ju tregoj ju se cfare nuk duan ata. Ata nuk duan nje popullsi, te perbere nga shtetas te afte te mendojne ne menyre kritike.
    Atyre nuk iu duhen njerez te aresimuar dhe te mireinformuar, qe te jene te afte t’i shohin gjerat ne menyre kritike. Atyre nuk iu intereson kjo gje, sepse nuk eshte ne favor te tyre. Kjo gje shkon kunder interesave te tyre. Atyre nuk iu nevoiten njerez qe te jene aq te mencur saqe te qendrojne rreth tavolines se ngrenies dhe te mendojne se cfare po iu ben nje sistem qe i futi ne kete vorbull 30 vjet me pare.
    A e dini se cfare duan ata? Ata duan punetore te bindur, te cilet te dine aq sa u nevoitet me drejtua makinerite ne vendin e punes dhe me plotesua dokumentacionin e punes. Por, per ata, keta punetore dihet te jene aq te trashe sa , ne menyre pasive, te pranojne gjithe keto pune cfilitese me pagesa te vogla, me ore te zgjatura, me perfitime sa me te pakta dhe me pensione sa me minimale. Tani , ata po ju kerkojne edhe parate per Sigurimin Social. Pra, duan edhe parate tuaja te pensionit.. Ata kerkojne t’i grumbullojne keto para per t’ua dhene miqve te tyre kriminele te Wall Street-it. Dhe, a e dini nje gje? Ata do ia arrijne t’i marrin ato para, heret apo vone, pikerisht pse ata jane pronaret e vertete te ketij vendi. Ekziston nje Klub i madh, ne te cilin ju nuk beni pjese. Une dhe ju nuk bejme pjese ne Klubin e Madh.
    Meqe ra fjala, eshte po ai klub i Madh qe ata perdorin per t’ju care koken gjithe diten kur duan t’ju mesojne se cfare duhet te besoni. Ata vazhdojne t’ju cajne koken me median qe ju tregon ju cfare te besoni, cfare te mendoni dhe se cfare duhet te bleni. Loja ka ndryshuar. Gjerat jane paravendosur por askush nuk duket se e veren kete gje. Duket se askush nuk e can me koken.
    Njerez te ndershem e punetore….jaka te bardha, jaka blu. Nuk ka rendesi cfare ngjyre eshte kemisha qe kini veshur. Njerezit e ndershem dhe punetore vazhdojne te zgjedhin keta pasanike maskarenj qe nuk e cajne fare koken per juve. As qe duan t’ia dine per ju. Fare, absolutisht. Por duket se askush nuk e ve re kete fenomen. Dhe kjo eshte pikerisht ajo gje qe u nevoitet ketyre pronareve. Me kete mbahen ata. Fakti qe amerikanet, ndoshta, me vullnetin e tyre, do te vazhdojne te mos marrin vesh gje rreth dajakut te kuq, te bardhe apo blu, qe ua rreh bythen perdite, i ben keta pronare te ketij vendi te rrine te qete. Eshte quajtur Endrra Amerikane sepse ju duhet te rrini ne gjume dhe te vazhdoni ta besoni ate.

  • Ed

    Heqa formale e Imunitetit eshte e domosdoshme. Nqs. Opozita e pengon kete, ajo demton veteveten. Diskutimet mbi heqen e imunitetit jane bere nga nje mize ne nje elefant. Ne qofte se ne shqiperi jane akoma te mendimit qe nje qeveritare i larte nuk munde te dale para gjygjit, kjo eshte tashme histori.
    Heqja e imunitetit eshte nje hap i vogel formal juridik, por i domosdoshem. Nuk eshte ilac sherimi kunder korrupcionit dhe nuk garanton mosshkeljne e ligjit. Opozita ka plot tema politike kunder Pozites aktuale. Nuk eshte e nevojshme te krijoheet pershtypja qe opozita kerkon vetem te bllokoje dhe te keqperdore rregulloren e votimit me 2/3. Pasojat e bllokimit i vuajne te gjithe shqipetaret.
    Per kete arsye duhet te miratohet nje ndryshim i rregullores parlamentare ne favor te parlamentit, i cili pas nje keshillimi plenar pas si se pari nuk jane arritur 2/3, ose te rivotohet me konsensus te keshilluar nga pleniumi, ose te miratohet me shumicen e thjeshte te votave ne parlament. Ky rregull ka per qellim qe forcat politike te mbyten ne bllokazh por te detyrohen te zgjidhin ne menyre konstruktive se pari dhe se fundi me shumice te thjeshte votash. Ky rregull formal parlamentar i favorizon te gjitha forcat politike ne parlament.

  • Marku

    Thelbi i asaj qe kerkojne vazhdimisht nderkombetaret eshte “konsensusi” ,nuk ka rendesi data apo vendi.Opozita e ka dhene konsensusin e saj per imunitetin,(sic e pat kerkuar e nuk ju dha edhe per zgjedhjen e presidentit) por Saliu direkt pas parakalimit ne Londer e thyerjes se rekordit te tij te qendrimit te uje ne Dhermi,kerkon me urgjence ndryshimin e Kushtetutes ne daten e caktuar nga ai. Tjetra qe deshe te shtoj,eshte se Berisha dhe qeverisja e tij nuk kane ndryshuar nga ato te ’92-’97,qe do te thote se eshte e njejta metode rrugacerie per mbajtjen e pushtetit.Ne ato vite pervec te tjereve,edhe Edi Rames i paten thyer kafken me leva,apo jo ? Po keshtu A.Imamin,Ndre Legisin,etj.Edhe Maks Velon e rrahen para nja dy vitesh,per nje prononcim me duket..dhe askush nuk u gjet fajtor,sepse ne fund te fundit te demtuarit nuk kishin imunitet.Pra rrugaci Berisha,nuk i fut ne burg opozitaret qe ti beje heronj,por nuk ua ndan rrugacet per 24ore nga pas.I perfytyron ata,te te zene rrugen me makine,te te shajne,te te akuzojne se pse u ke ngacmuar te dashuren (??!!)apo nuk i kthyer leket borxh (??!!) etj.Nuk te bindin per kete deklaratat e Edi Palokes per lidhjet e Rames me Kadriovskin ? Po emerimi i Flamur Nokes minister i brendshem ! Ajo qe une kam frike eshte se Berisha e di se humbja e pushtetit ne menyre demokratike,pra me vota,do te ishte jo vetem vdekjeprurese per mitin e udheheqesit qe duhet te hyje patjeter ne histori (pasi ai nuk jeton dot si nje qytetar i zakonshem),por edhe per parate e vjedhura te shqiptareve nga familja e tij.Per te shpetuar mitin dhe pasurite,atij i duhet te ruaje patjeter pushtetin.Ruajtja e pushtetit me cdo mjet ose rrezimi i tij me dhune do tja siguronte perfundimisht te dyja.Ja pra pse Berisha eshte shume me i rrezikshem se sa duket.Ai nuk ndalet para asnje skandali,ai e prodhon skandalin dhe konfliktin, pasi deshiron dhe ka interes vetem per perplasje te dhuneshme dhe jo reforma evropianizuese qe bejne te mundur rrotacionin demokratik e pavaresine e pushteteve.

  • reformer

    Sa diskutime te kota! Berisha ja arrin te beje santazh ne cdo situate, edhe kur nuk ka asnje arsye per tu qare.
    Nuk jam dakord as me Ngjelen as me Mucin per sa i perket frikes se opozites se mos ndeshkohet. Kjo eshte nje gje e sigurt qe kaper te ndodhur, pas zgjedhjes se prokurorit te Berisha-Nishanit.
    Nderkombetaret i dine te gjitha. Ceshtja eshte se ata duan te genjehen ose te justifikojne veten per ti dhene vendit nje status qe s’e mertion akoma.

  • Kastrioti -Itali.

    Z. Nano.
    Jam nje admirues i juaji por me duhet t’u them se nuk jam dakord me ju pjeserisht.
    z. Berisha do kete te gjitha pushtetet nen kembet e tij
    sapo te marre kryeprokurorine dhe SHISH.

    Me heqjen e imuniteteve ai do kete pushtetin qe kishte Enver Hoxha dhe do ishte gati te filloje gjuetine e shtrigave kunder kundershtareve te tij politik (se qytetaret e thjeshte i vret kur te doje pa ju dridhur qerpiku).

    Me thoni ju lutem:
    cfare do e pengoje ket pseudodemokrat te beje cdo krim
    vetem e vetem per te qendruar ne pushtet?

    • Gregor Lato

      Per cfare e admiron Nanon, nese e ke ndjekur rregullisht. Mundet vetem per fodullekun e tij. Si puna e Nanos, ne cdo kafene te Tiranes bejen analiza shume here me te sakta ai.

  • ilir

    Muc enough is enough, boll se u bere levere fare, nuk te beson njeri , se je bere me sahanlepiresi i Rames, ja kalov edhe Meros, per ty asgje ska rendesi po nuk i pelqeu Rames. Je buri me i pa fytyre shkurt je 1 zagar

  • VLORA

    o mustafa me dukesh se kohet e fundit po e humbet ekulibrin tuaj te njohur ,dhe po kethehesh ne njeri pa byth si zalli i lumit.

  • laberia

    duhet hequr Sali Huomosapiensi me çdo çmim,kjo eshte me kryesorja dhe jo te meren si te dobishme opinionet e tipit Islami ,Malaj e te tjeret qe leshojne pordhe me rigon.—-çdo sulm kunder shpellarit dhe ferave te shpelles eshte e mirpritur.

  • Famagjo

    Vellezer SHQIPETAR erdhi dita;”Lirine bashke me shoke te kerkojm”