Tarifat e shërbimeve, gjoba zyrtare e shtetit

Në vitin 2011, qeveria ndërmori disa vendime të rëndësishme për fatet e administrimit të të ardhurave për disa institucione. Pasi katërfishoi gjobat për qarkullimin rrugor, ndërmori disa akte që rrisnin tarifat e shërbimeve për noterët, gjykatësit dhe prokurorët. Në listën e detyrimeve të reja që duhet të paguajnë qytetarët bie në sy tarifa e shërbimit të padive për zgjidhje martese, e cila është trefishuar nga 3 në 9 mijë lekë. Të paktën në Tiranë, në 7 muajt e fundit ka pasur 1300 kërkesa për zgjidhje të martesës. Po kështu është 4-fishuar detyrimi që duhet të paguajë qytetari për pavlefshmëri të veprimeve juridike, nga 3 mijë shkon ne 12 mijë lekë. Paditë e shkaktimit të dëmit janë përllogaritur në varësi të vleftës që kërkon të dëmshpërblehet i dëmtuari, konkretisht 3% e shumës që kërkohet. Në gjykata janë 4-fishuar tarifat e lëshimit të çdo kopjeje vendimi apo çdo dokumenti që kërkohet nga të interesuarit. Për Prokurorinë është 4-fishuar tarifa e lëshimit të vendimit të pushimit ose vendimit të mos fillimit të çështjes penale. Po kështu, shërbimet që ofrojnë noterët janë rritur me 2%. Në janar, te hipotekat hynë në fuqi tarifat e reja, edhe këto të rritura. Certifikata e pasurisë kushton 3.7 herë më shumë, kurse dokumenti i tapisë, “lëshimi i certifikatave të pasurisë”, nga 400 lekë u bë 1500 lekë. Rritje pati edhe fotokopjimi i dokumenteve të pasurive të paluajtshme, ku për çdo faqe, nga 50 lekë, arriti në 200 lekë për faqe, pra, rreth 4 herë më shumë. Natyrisht, të gjitha këto rritje kanë dhënë impakt pozitiv për arkën e shtetit, ku në 6-mujorin e parë 2012, kemi rritje të ardhurash me 30%, në raport me 2011, ose 526 milionë lekë më shumë.

Nga tarifat e shërbimeve, buxheti i shtetit siguroi një total të ardhurash prej 2.2 miliardë lekë

Autor te 5 Gusht 2012. Ekonomi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry