Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një protestë ditën e sotme në qytetin e Vlorës në bregun e “Ujit të Ftohtë”. Gjatë këtij tubimi, AK dhe simpatizantët e saj kanë protestuar kundër betonizimit të bregdetit të Vlorës.


Në deklaratën e tyre, përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi nuk lanë pa akuzuar qeverinë bashkë me pushtetin lokal për këtë fenomen. Mes të tjerave, AK tha se Berisha po përdor bregdetin për të pastruar para.


“Bregu nuk është një pasuri qeveritare, por pasuri kombëtare. Ligji nuk i lejon pallatet 100 metra larg detit, qeveria i fut ndërtimet në det. Berisha përdor bregdetin për të pastruar para, ndërsa ne do të shkatërrojmë çdo pallat. Ndërkohë që demokratët ndërtojnë pallate, kryebashkiakët i nënshkruajnë vendimet. Premtojmë se sezonin e ardhshëm turistik ne do t’i kthejmë bregun Vlorës”, – thuhet në deklaratën e Aleancës Kuq e Zi.

5 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)