Dështon seanca për imunitetin, Berisha: Referendum popullor

Pas më shumë se 8 orë debatesh dhe diskutimesh lidhur me çështjen e heqjes apo jo të imunitetit, Kuvendi i Shqipërisë e ka mbyllur sesionin parlamentar pa arritur të votojnë për imunitetin për shkak se mungojnë votat e opozitës, e cila edhe pse e pranishme në seancë, ka qenë e vendosur të mos votojë.

Ndërkohë, i fundit që e ka marrë fjalën gjatë kësaj seance maratonë ka qenë kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili e pasi i cilësoi si tërësisht bllokues dhe në dëm të vendit qëndrimin e PS dhe i akuzoi deputetët socialistë për praktika të njëjta veprimi me ato të Partisë së Punës, deklaroi se do ta çojë çështjen në referendum popullor.

“Nesër mazhoranca ime do të nisë punën për t’ju drejtuar qytetarëve demokratë dhe socialistë që të kërkohet referendumi popullor për imunitetin. Ju e kundërshtuar, por të gjithë shqiptarët do të votojnë së bashku në një plebishit të vërtetë për heqjen e murit të korrupsionit. Do t’i dëshmojmë Europës se nuk ndajmë me klubin e miliarderëve moralin pabarazisë ligjore. Kjo seancë finalizohet me zotimin tim solemn se do ecim në mënyrë të pandalshme në referendumin popullor drejt heqjes së imunitetit”, – e përfundoi fjalën e tij Berisha.
6 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 6 Gusht 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Bajazja Mire Labe

    Vetem kjo sduhej te ndodhete kurre. Pamvaresisht se debatojme politikisht, por prap jemi vellezer te nje gjaku. Pabesia e bere sot nga socialistet nuk pritej, une pata shume besim se Socialistet do ta zgjatnin pak votimin por do te realizonin ate. Ne qofte se dy heret e tjera socialistet kane qene me te maskuar, kete radhe i doli boja dhe kallaja fare. Ata dualen hapur kunder interesave te larta te popullit shqipetare. Ky skenare i zi i socialisteve do te mbese perjete i pa harruar. Kurre nuk i kishim dhene kaq shume pike Berishes me pare, por erdhi dita qe te zgjohemi dhe ta kutojme se kripto komunistet po terheqin per hunde dhe po e zhysin ne llumin e zi opoziten shqipetare per te realizuar DISKRITITIMIN e Opzites. Mallkuar qofshi o pjelle e ndyre qe po na çoni 20 vjet mbrapa.

    • elbasan

      Si u mallkokan vellezerit e nje gjaku……. Kontrolloje nje here cfare shkruan para se ta postosh se je kontradiktore

  • Sokol71

    Rast i bukur.

    Pergjigja publike e opozites te jete e thjeshte.

    Po, referendum!

    Populli te zgjedhe midis propozimit te Sales kundrejt
    propozimit tone.

    Pergjigja e sotme e Edit e sakte, por i le mundesi Sales per
    blla-blla.

    Edi thote:

    Referendum për imunitetin? Gati ta pyesim popullin për
    gjithë paketën e ndryshimeve kushtetuese për drejtësinë, ky do ishte referendumi
    real!” shkruan Rama.

    “Përderisa për imunitetin kemi rënë dakord e për ndryshimet
    e tjera Saliu fshihet, le t’i ballafaqojmë hapur me popullin vizionet e
    argumentet!

  • Golemi

    Po more dite zi se edhe vete e di qe populli dhe po te te te shohe te varur ne litar nuk ngopet me ty, me ato paudhesi qe i ke bere. Ne se do te behej nje referendum i vertete popullor mire do te ishte, por ti ke gurin dhe arren ne dore. Dhe do te thuash ju votoni neve do te nemerojme votat. Ti me kelysh Ristanin dhe sahanlepires te tjere do ti numurosh dhe do ti interpretosh si te duash votat tona.
    Pergjigja qe duhet te te jape populli ne referendum duhet te jete: Bojkotim i daljes ne votim!
    Po ty nuk te ndl me asgje si satrap. Keto jane lojet e tua per te terhequr vemendjen nga hallet e medha qe ka populli.
    A e di ti more ditezi se gjate kohes se sundimit tend jane 45 mijeshqiptare te vrare e te vetevrare?! E ku ta dish ti.

  • http://twitter.com/benfilipi BEN FILIPI

    Nuk ka dyshim se jane te shumte ata qe kane shokun Enver ne zemer dhe nuk ja falin Berishes faktin qe u solli lirine. Shumkush nuk ka as intelektin e nevojshem per te kuptuar se shoku Rama ka votuar kunder shqipetareve dhe aspak kunder Berishes, biles nga ky idiotllek do t’i vijne nje lume votash.

    • elbasan

      Intelekt…….. per cfare intelekti flasim kur hame sapunin per djatheSi mund te behet UJKU QENGJ per nje nate. Si mund te behet Saliu demokrat kur per vite te tera ka qene KOMUNIST. Na pyesni edhe ne te perndjekurve dhe do e merrni pergjigjen.