Holandezi kryeson listën e ‘Forbes’ për shifrat marramendëse që fiton gjatë punës së tij



Deejay-t mund të konsiderohen pa frikë, rockstar-ët e rinj të epokës sonë, që mbushin salla të mëdha diskotekash apo stadiumesh dhe bëjnë të kërcejnë miliona të rinj në të gjithë botën pa luajtur asnjë instrument të vetëm. Në fakt, ata konsiderohen si ndër njerëzit më të pasur dhe të paguar në botë. Revista ‘Forbes’ ka analizuar fenomenin bashkëkohor dhe ka renditur në një listë emrat e DJ më të paguar në botë.


Në kryet të kësaj liste, me fitime që shkojnë në 18 milionë euro në vit, qëndron 42-vjeçari Tiesto. Sipas revistës prestigjioze, ‘çmimi’ i holandezit për një natë shërbim (disa orë) është 200 mijë euro.


Në vendin e dytë, me fitime që shkojnë në 15 milionë euro renditet amerikani  Skrillex, i cili është një fenomen i vërtetë në muzikën elektronike.


6 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)