Kriza
Të dalësh nga kriza është mundur edhe për Greqinë. Kjo sepse përparimet e saj janë më se të dukshme. Kjo është ideja e
Poul Thomsen-it, ekspert i Fondit Monetar Ndërkombëtar që do të marrë pjesë në Athinë, në përgatitjen e një sërë masash të reja për Greqinë, për të shpëtuar nga kthetrat e situatës së rëndë ekonomike. Ministrat e financave dhe të Punës greke, përkatësisht
Yannis Stournaras dhe Yannis Vroutsis, u takuan me ekspertët e BE-së, FMN-së dhe BQE-së dhe rezultatet ishin pozitive. “Kemi bërë progres dhe do të rikthemi sërish në fillim të shtatorit në Athinë”, tha Thomsen-i në përfundim të takimit. “Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për qëndrimin e Greqisë në Euro”, tha
Stournaras për të përditshmen “Ethnos”, duke iu referuar planit të ri të masave të kursimit që Greqia po përgatit së bashku me Trojkën. Edhe pse e nënvizon faktin se popullsia greke i është nënshtruar “sakrificave të rëndësishme”, Stournaras-i ka saktësuar se “zgjedhjet ndryshe nga ato që realiteti imponon, mund të çojnë tek dështimi dhe daljen nga eurozona”. Po ashtu, ai kujtoi angazhimin e vendit për të hequr përfundimisht hipotezën e ndonjë dështimi të mundshëm”. Ekspertët e Trojkës e kanë ftuar koalicionin qeveritar të bëjnë të tjera shkurtime të shpenzimeve publike, mes të cilave rrogat dhe pensionet. Këto masa janë të domosdoshme për të autorizuar pagesën në shtator të transhit prej
31,5 miliardë eurosh, nga paketa e dytë e ndihmës prej 130 miliardësh e që do të varet nga raporti i Trojkës për “shërimin” e financave publike. Brenda kësaj jave qeveria duhet të vendosë për detajet e programit të ri e duhet t’i dërgojë një përmbledhje të masave që po kërkon të marrë BE-FMN-BQE. Qeveria greke ka pranuar kohët e fundit se tkurrja e ekonomisë duhet të arrijë 7% në 2012, kundrejt 4% që ishte parashikuar nga vlerësimet. Po këto ditë, Kryeministri konservator Antonis Samaras pritet të takohet me partnerët e koalicionit të tij qeveritar, Evangelos Venizelos e Fotis Kouvelis), për të diskutuar për shkurtimet e reja. “Sforcimi ynë më i madh qëndron në faktin që të marrim masa të reja, pa ulur më tej rrogat dhe pensionet”, tha pas takimit me Trojkën një tjetër funksionar i lartë i Ministrisë së Financave.
Plani
“Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për qëndrimin e Greqisë në Euro”, tha Stournaras-i për të përditshmen “Ethnos”, duke iu referuar planit të ri të masave të kursimit
Shkurtimet
Ekspertët e Trojkës e kanë ftuar koalicionin qeveritar të bëjnë të tjera shkurtime të shpenzimeve publike, mes të cilave rrogat dhe pensionet.