Ok, Imami e ka ndarë mendjen, po ushtarakët ku janë?

MUSTAFA NANO

“Ministria e Mbrojtjes dhe trupat ushtarake, megjithëse sipas Kushtetutës duhet të qëndrojnë larg çdo funksioni apo përfshirjeje në aktivitetet partiake, u vunë në shërbim të PD-së në festën e organizuar në 22 mars të këtij viti, festë ekskluzivisht partiake. Në [dokumentin që kemi] janë shënuar emrat e ushtarakëve dhe civilëve të repartit, por dhe mjetet apo vinçat që u përdorën për të ngritur podiumin e festës dhe elementeve të tjerë dekorativë. Ato përfshijnë 3 data: 20 mars, 21 mars dhe 23 mars 2012. Destinacioni i mbërritjes dhe transportit të mjeteve është saktësisht sheshi “Nënë Tereza”, aty ku u mbajt mitingu i PD-së.”

Sa më sipër, është pjesë e një lajmi të dokumentuar, dhënë nga televizioni “Vizion Plus” (reporterëve të këtij televizioni u kishte rënë në dorë një shkresë; libri i daljeve të automjeteve, thuhej, ku ishin regjistruar shërbimet që Forcat tona të Armatosura u kishin ofruar para e pas 22 marsit, festës së demokratëve në pushtet). Është një skandal, dhe kjo nuk ha diskutim asnjë çikë. Është një situatë e dhunimit flagrant të kushtetutës së Republikës. Në nenin 167 të ligjit themeltar të shtetit, pikën 1, thuhet se “Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund… të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike”. Në rastin konkret janë shtyrë pak më tutje. Ushtarakët nuk kanë marrë pjesë, por janë vënë në shërbim të një veprimtarie pastërtish politike.

Të gjithë pas një lajmi të tillë merremi me të drejtë me Arben Imamin, dhe nuk para na shkon në mendje të bëjmë, me po aq të drejtë, ca pyetje të thjeshta ‘pa Imam’: Ç’dreq gjeneralësh, kolonelësh, majorësh, etj, janë këta të ushtrisë sonë, që nuk kanë fuqi të denoncojnë, në mos të pengojnë, një përdorim kaq abuziv e antikushtetues të forcave të mbrojtjes? Ç’dreq Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është ai që është, apo ai që ka qenë në atë moment, nëse nuk ka fuqi t’i thotë një kodosh ministri: ‘Hej boss, kjo nuk bëhet!’? Ok, dakord, nuk kanë këllqe të ngrenë akuza e të bëjnë rezistencë publikisht, po një sinjal në rrugë jo publike mbi abuzimin që bëhet nuk kanë mundur t’ia dërgojnë dot një gazete a një televizioni? Si ka mundësi që ndër dhjetëra zyrtarë e oficerë, të edukuar në perëndim, që punojnë në ministri e që shërbejnë në ushtri, nuk del qoftë dhe njëri syresh të denoncojë një çmenduri si kjo e mobilizimit të ushtrisë në funksion të një feste partiake? Si ka mundësi që e lënë dhe ushtrinë të shndërrohet si Garda tribale e Republikës?

Unë e kam gjetur përgjigjen: Janë njerëz që nuk kanë dinjitet, që nuk e duan këtë vend, që nuk e duan as atë punë që kanë marrë përsipër të bëjnë. Dhe kur them këtë nuk është se nuk mirëkuptoj merakun e secilit prej tyre për të siguruar mbijetesën në rrethanat e sundimit të vendit nga një regjim, që ka në dorë të promovojë e të ndëshkojë, të rekrutojë e të shkarkojë, të gradojë e të degradojë, të hapë e të mbyllë dyer për cilindo që do të bëjë karrierë në sektorë të ndryshëm të administratës, përfshirë dhe ushtrinë. Jo, e mirëkuptoj plotësisht këtë merak, pasi të përpiqesh të mbijetosh në një zgëq të vështirë të planetit, siç është vendi ynë, është gjëja më humane që mund të mendohet. Secili në këtë botë bën ndonjë kompromis në emër të mbijetesës. Dhe kuptohet, kompromisin e bën me të keqen; dhe me të këqijtë. Mirëpo të bësh kompromis nuk don të thotë t’i futësh shqelmin për fare dinjitetit individual, pasionit për profesionin, shqetësimit për të mirën publike apo interesit kombëtar. Të bësh kompromis nuk don të thotë t’i hapësh rrugë së keqes, apo t’i bëhesh urë së keqes, apo ta duartrokasësh e ta mbështesësh të keqen. Të bësh kompromis don të thotë, fjala vjen, që në vend të rezistencës apo luftës publike ndaj së keqes, apo të të këqijve, të gjesh rrugë të sigurta e të maskuara për ta luftuar këtë të keqe. Afërmendsh, nuk është heroike kjo gjë; por është një gjë që kuptohet, amá.

E bukura është se ushtarakët që kanë bërë sehir, apo kanë inkurajuar, përdorimin e resurseve tona ushtarake për qëllime jo ushtarake apo kanë ofruar shërbimet e tyre në një festë partiake, mund të jenë me mendjen se nuk kanë bërë asnjë mëkat; ose në rastin më të mirë, nuk kanë bërë ndonjë mëkat të madh; thjesht kanë bërë një kompromis. Mirëpo, sjellja e tyre konkrete nuk është kompromis; në këtë rast, ata kanë injoruar, saktësisht e kanë dëmtuar, krejt interesin publik (interesi publik në këtë pikë është statusi e dinjiteti i ushtarakëve dhe i ushtrisë), dhe kanë kuruar me merak maniakal interesin e tyre privat (interesi privat është, në rastin më të mirë, ai vend pune që kanë). Sipas meje, këta njerëz që heshtin deri në këtë farë feje në rrethana të tilla nuk kanë asnjë alibi, asnjë justifikim.

Por ata kanë një ngushëllim. Të gjithë (e kanë bindur veten, se janë që të gjithë; ndoshta në këtë pikë kanë të drejtë) bëjnë si ata. Në këtë vend kanë ndodhur gjëra shumë më skandaloze se sa përdorimi i ushtrisë në një festë partiake. Në këtë vend u lidh një marrëveshje dypalëshe mes nesh e Greqisë, nëpërmjet së cilës iu falën fqinjit tonë jugor (nuk dihet për ç’hesape të ndyra) dhjetëra kilometra katrorë nga territori ynë ujor, dhe ndonëse draft/marrëveshja kaloi në dhjetëra duar ekspertësh shqiptarë të administratës, diplomatë, këshilltarë, deputetë, politikanë, ushtarakë, (prapë ushtarakë!!), asnjëri prej këtyre të fundit nuk dha një sinjal mospajtimi me këtë marrëveshje, asnjëri syresh nuk demonstroi pak shqetësim, asnjëri syresh nuk i dërgoi (qoftë dhe me identitet të maskuar) një sms denoncuese a informuese një gazetari, një gazete, a një intelektuali publik, a një prokurori, a një polici, a një ku e di unë se çfarë.

Është klima e kapitullimit përballë regjimit që sundon, që prodhon këtë heshtje e frikë. Dhe është aq totale dhe e dukshme kjo klimë, sa vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta anuluar marrëveshjen në fjalë, na çuditi aq shumë të gjithëve, sa gati e heroizuam si gjest; madje, ca e ca “nuk arrijnë t’ia gjejnë dot shpjegimin” sjelljes së Gjykatës Kushtetuese”. Kjo është Shqipëria ku jetojmë.

Autor te 7 Gusht 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • arben janaj

    po per te gjitha vendet?ne a jemi anetare te natos, si e lejon nato kete? a kerkohen te njejtat standarte

  • VLORA

    po z nano KJO ESHTE SHQIPERIA KU JETOJME,vendi ku drejtohet nga nje huomosapiens me kualicionin e ILIR thesit ,vendi qe turperon qytetaret e vet, ku nderohet bastardi dhe jo i ndershmi ,ku edhe kur protestohet qeveria ka te drejte dhe opozita jo,ku bureria po humbet,ku gjyqtaret jane bere si prosituta,ku shqiperia eshte kethyer ne vendi me i pist ne bot dhe” fai eshte i rames”,ku nga zhurmat mund te gjesh paqe vetem ne maje te malit dhe “faijin eka rama”ku disa gazetare flasin e shkruajne ne baze te instiktit dhe jo te llogjikes se ftohte,ku president sgjidhet nje grand andikapat ,ku kritikohet opozita edhe kur ben protesta ashtu dhe kur ben konsensus,dhe ku fjala e ambasadoreve eshte me me “vlere”se mendimi i opozites ,ku ne qender te tiranes do degjosh hoxhen qe prish gjumin e femijve.PO z, NANO kjo eshte shqiperia ku jetojme ,por jam optimist se ne horizont po ngrihet nje tornado qe do ndyshoje gjithçka.JEPJANI Cezarit ato qe jane te Cezarit dhe Zotit ato qe jane te Zotit

    • Klodi

      C”fare vlonjat bastardi . Shikoni cfare epitetetesh ! E shqetesoka nga Vlora ku jeton Hoxha qe ” i prishka gjumin te rinjve ” Shqiperia” thote paska nje president “Handikapat” dhe nje kryeminister Huomosapiens . Or Mustafa keto njerez na qenkan ato qe i pelqejne shkrimet tuaja . Por me Hoxhen ne Tirane cfare kane , prandaj beja qefin cdo dite duke shkruar artikuj kunder Berishes . Or Mustafa me keto trapa Edi jo ne 2013 por as ne 2023 nuk vjen ne pushtet pasi i tille eshte ky lloj sorollop elektorati me fshatare te laberise Kur te humbe zgjedhjet do te filloje te na caje bythen prap se mi vodhi votat Berisha duke u bere i neveritshem deri ne maximum , kurse ju do te filloni prape valle ta justifikoni

  • Tezja nga fshati

    Z Mustafa,si gjithmon ,edhe kete shkrim e lexova me vemendje,pasi e di qe ju flisni e shkruani hapur per cdo problem. Pasi e lexova shkrimin me lind pyetja,se cpo ndodh ne vendin tone? Si ka mundesi qe te shkelen ligjet me kaq lehtesi? Si ka mundesi qe keta
    pardesybardhet e viteve 1990 qe cirreshin neper mitingje,kundra diktatures, per ta bere Shqiperine si Europa ,ku cdo qytetar te jete i barabarte para ligjit,nuk dine se ceshte ligji ?
    Mire thua se cfare dreqi eshte ku shef shtabi,cfare dreqi jane keta gjeneral ushtarak ,te cilet nuk guxojne ti thone ndal ketij pardesybardhit te vitit 1990,qe i kerkonte Ramiz Alise
    te lejonte prularizmin e te bente Shqiperine si Europa, po mbushin breket para tij.A i shkelin ligjet ushtrite e tjera pjesemarrese ne nato? Mire e cileson ne shkrim pse dhe nato
    hesht kur ushtria shkel ligjin dhe vihet ne dispozicion te partise apo prgjimi qe i ben opozites.Ku e gjejne forcen keta pardesybardhet e vitit 1990-te qe populli i ndoqi me shpresen e madhe se edhe ne do behemi si shtetet e tjera Europiane ,kurse keta kane arritur tu mbyllin gojen organeve te drejtesise dhe aq me shume prokurorise e gjykates kushtetuese qe eshte roja me e besueshme e ligjeve. Ku e gjejne forcen qe shesin troje e
    mbushin xhepat sipas nje komentuesi nga ELBASANI . Si ka mundesi qe autoret e shitjes se detit ne vend qe te denohen,sigurisht ne baze te ligjit,dekorohen e ngrihen ne pergjegjesi,po nga keta pardesybardhet qe cirreshin e pergjeroheshin per kete popull.
    Pse jane bere kaq te frikshem keta pardesybardhet edhe per shoket me te afert qe duhet te kryejne detyren,pa per poullin e thjesht eshte e qarte qe ligji zbatohet pa ngurim.Eshte shqetesues fakti qe keta pardesybardhet vrane popull te thjeshte ne mes te
    bulevardit,duke qendruar me duar ne xhepa ,e nuk u hyri gjemb ne kembe dhe guxuan te quajne lavire e horr bulevardi figura te rendesishme te shtetit e sidomos presidentin
    e republikes .Shqetesimi juaj eshte i drejte,po nuk e dim se si do ti vej filli ketij vendit tone. Si shkrimit tuaj e komentit tim dikujt nuk do ti pelqej e do te na ofendoje,po s’ka gje
    kur s’kan argumente shryhen me ofendime. Pershendetje dhe faleminderit per mirekuptimin.

  • Xhemal katundari

    Mustafa Nano ja fut kot kur thote se cdreq ushtarakesh jane keta qe nuk kundershtojne nje urdher te tille. NUk mund te kundershtoje asnje se i rezikohet vendi i punes Ndersa sa per Shefin e Hstabit te Pergjithshem nuk njeri me servil dhe pa moral se ai njejri keshtu do te bente po te ishte dhe nje parti tjeter dhe ti jepnin nje urdher te tille do ta bente me kenaqesi Te lutem Mustafa mos i bej me faj ushtaraket por kupolen qe drejton kete vend

  • Kastrioti -Itali.

    Z. Mustafa.
    Kjo eshte partia-shtet qe ka instaluar Sali Berisha ne Shqiperi,
    njelloj si partia-shtet ne kohen e monizmit.

    Populli u ngrit ne revolte ne vitet 90 sepse donte demokraci,
    jo per te nderruar nje diktature me nje diktature tjeter.

  • Marku

    Per mendimin tim,ushtria “eshte vrare qe ne ’74 kur u hoqen gradat dhe u pushkatuan gjeneralet,policia eshte vrare me 2 prill te ’91 ne Shkoder,shendetesia,aresimi…shteti..Gjithsesi jo se dua ti marr ne mbrojtje ushtaraket,por me duket se z.Nano i ka renduar pak dhe pergjigjen per shkrimin e tij e jep (per mendimin tim) Migjeni tek tregimi “ne kishe” .Pra dinjiteti dhe personaliteti eshte ne proporcion te zhdrejte me mireqenjen dhe mbijetesen ne “shtetin” tone.

  • Din Kruja

    E keqja me e madhe e ketij kombi nuk jane vincat qe ka cuar Ministrija e Mbrojtjes ne mitingun e PD-se, por fakti se ne nuk kemi ushtri, jane vetem rreth 10 mije bukengrenes nga buxheti i shtetit, ose me sakte nga parate tona. Si mund te quhet ushtri kur nuk ka nje kokerr tanku, avioni apo anijeje. Nuk ka asnje akademi te specialiteteve, edhe ate te kembsorise duan ta mbyllin. Na pranuan ne Nato vetem kur ngelem me ushtare me opinga. Siç duket edhe ne BE do ta na pranojne kur te kemi shkaterruar çdo gje, kur vertet Shqiperia te jete bere nje euro.

  • labi nderi i kombit

    ooooo klodi ,,PA kurajo dhe pa guxim as baruti ste ben trim.

  • Arshiu

    Zoti Mustafa po ju se bashku me intelektualet e tjere te ketij vendi pse nuk beni dicka per kete vend qe po zvaritet dhe eshte ne diten me te keqe te tij.Ka burra te mencur ky komb se trima nuk besoj se ka pavaresisht nga vargjet qe thurim . Apo edhe ju si intelektuale besoni ne ate se mund te perseritet nje 21 janar tjeter ne rast se protestoni Dikush duhet sakrifikuar qe te vije demokracia e vertete a ka krim me te rende se tani qe po pergatitet edhe shitja e trojeve kombetare cfare prisni tjeter te beje ai njeri Ne rast se do e lini ne pushtet deri ne zgjedhje edhe ato do ti fitoje Me nishanin pa krah e kembe do te beje ndonje marifet tjeter Dhenia e shtetesise e 100 mije kosovareve para zgjedhjeve ne perkrahje te Saliut ja u fituan zgjedhjet akoma do terhiqeni zvarre nga nje njeri i tille harova dhe Ponin qe vazhdon te jete zv Minister Lum vendi qe ju ka Muc.

    • llambi

      ja nje model bastard si ky Arshi qe fantazia dhe urrejtja ja humbin gjykimin
      Nuk jane 100 mije or Arshi BOLE por kane ardhur 500 mije kosovare qe fituan zgjedhjet 100 mije kinez, , 200 mije turq , kurse shqiptaret e mbetur kane votuar per PS
      Me injorante te tille Edi do te fitoka ha ha ha ha Sali Berisha e mund edhe per 5 zgjedhje te tjera