Imuniteti, PD: Kërkesat e PS, mjerane, referendumi do të bëhet

Partia Demokratike e konsideron mjerane dhe qesharake kërkesën e PS, të cilën e cilëson si ‘kërcënim’, për kushtëzimin e referendumit qytetar për imunitetit edhe me çështje të tjera që nuk kanë lidhje me të (PS ka kërkuar përfshirjen në referendum edhe të çështjeve që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, çështjen e importit të plehrave, si dhe çështjen e marrëveshjes së ujërave me Greqinë).

Përmes një deklarate për shtyp nga selia e PD, zëdhënësja e kësaj partie theksoi se me bllokimin më 6 gusht të votimit të imunitetit nga ana e PS, Edi Rama shkelmoi ëndrrën europiane të shqiptarëve për në Europë dhe mbrojti miliarderët e korruptuar brenda partisë së tij.

Ajo vijoi më tej duke theksuar se kryeministri i vendit dhe mazhoranca qeveritare janë të vendosur që të vijojnë procedurat ligjore për të përcaktuar një nga rrugët kushtetuese që do të përdoret për thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit.

PD, përmes zëdhënëses Bardhi i bëri thirrje Partia Socialiste që të ushtrojë të drejtën e saj kushtetuese për referendum, për çdo çështje që e gjykon të arsyeshme, por në rastin konkret të referendumit popullor lidhur me imunitetin, ‘pas 10 vitesh bllokimi, politikanët duhet të heshtin, tani radha është e qytetarëve. Shqipëria pret verdiktin e tyre’, theksoi zëdhënësja e PD.

8 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 8 Gusht 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Famagjo

    Partija demokratike fle ne endrat te realizushme se do tja arrije qellimit,kjo tregone se nuk e njeh fare realitetin.Populli do tu nxjeri jashte loje.