Parodia e referendumit

Skënder Minxhozi - Papritmas të gjithë kanë rënë në dashuri me referendumet. Një praktikë deri më sot e huaj për demokracinë shqiptare, nëse heqim mënjanë dy votimet për Kushtetutën dhe atë për formën e regjimit në vitet ’90. Një praktikë e huaj edhe për klasën tonë politike, e cila është mësuar rregullisht që pasi ta ketë ndarë tortën e pushtetit në zgjedhje të kontestuara, e ka mbajtur me fanatizëm për vete timonin e vendimmarrjes. Ndërkaq, fare pranë nesh, në vendet e zhvilluara europiane, zgjedhësit votojnë historikisht për çështje nga më të ndryshmet: për cilësinë e ajrit, për trafikun, për pranimin ose jo të të huajve, madje edhe për mbylljen e një fabrike birre apo mielli. Demokracia e drejtpërdrejtë, siç quhen ndryshe referendumet, kanë qenë rregullisht një luks i panjohur për demokracinë tonë “shkëmbore”.

E megjithatë dje, kur nuk ishin mbushur 24 orë nga seanca e dështuar e heqjes së imunitetit, shqiptarët mësuan se mund të ftohen të votojnë me referendum jo për një, jo për dy, por për katër ose pesë çështje njëherësh. Kryeministri Berisha gjeti një dalje “triumfale” nga seanca e pardjeshme. Pasi dështoi në imponimin e një votimi kokëfortë, vetëm për heqjen e imuniteteve, ai deklaroi se mazhoranca do t’u drejtohet shqiptarëve. Në stilin e tij klasik të mostërheqjes para çdo rrethane, Sali Berisha hodhi një shashkë për të shpëtuar faqen.

Po opozita, çfarë bëri një ditë më pas?! Fatkeqësisht bëri të njëjtën lojë maskash, duke i shtuar imunitetit, në “listën referendare”, edhe votimin për paketën e amendimeve të saj kushtetuese, për marrëveshjen detare (nuk ekziston ende një e tillë), për importin e plehrave dhe për reformën në drejtësi! Se ç’pamje mund të ketë një fletë votimi e një referendumi, me gjithë këto çështje kaq të ndryshme nga njëra-tjetra të rreshtuara në listë, këtë edhe në PS vështirë të jenë në gjendje ta shpjegojnë. Por ajo që shihet është se edhe një herë Sali Berisha hodhi hapin e parë dhe e majta ndoqi ritmin. Vektori i njohur i lëvizjes në jetën tonë politike, funksionoi edhe një herë në drejtimin e zakonshëm. Paçka se Kryeministri s’e kishte dhe s’e ka seriozisht këtë punën e referendumit.

Shqiptarëve u është kujtuar menjëherë një ngjarje e afërt, teksa kanë dëgjuar fjalën “referendum” nga goja e Doktorit. Pak javë më parë, më 21 qershor, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, hodhi një pyetje shkarazi, në lidhje me mosmbajtjen e referendumit kundër ligjit të mbetjeve, në fjalimin inaugurues të nismës së tij “Vepro tani”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua të bëjë brenda pak orëve një “salto mortale” ekzemplare, për t’i rrëshqitur pyetjes përcëlluese të Arvizusë. Përfundimi? Fillimisht firmat e mbledhura nga shoqëria civile rezultuan false, më pas, nën presion, ato rezultuan të rregullta, porse ligji i referendumeve kërkonte që për plehrat të votohej… në vitin 2014.

Po tani ç’po ndodh? Duket se po tentohet të veprohet si në rastin e debatit për kutitë e votimit. Në 2009-n ishte totalisht e pamundur që ato të hapeshin, megjithëse opozita bojkotoi Kuvendin, u shtri në bulevard dhe mblodhi turma njerëzish anekënd. Kurse në 2011-n, kur Lulzim Basha duhej futur në bashki, duke shkelur me të katër këmbët rregullat, ato u hapën urgjent brenda 24 orëve. Kështu po mundohen të veprojnë edhe me referendumin aktual.

Megjithatë duhet parë nëse do të ndodhë vërtet kështu edhe kësaj radhe. Sepse edhe Berisha e di që të organizosh një referendum kushtetues nuk është punë e lehtë. Përtej interpretimeve që ka dhënë Gjykata Kushtetuese për precedentët e ngjashëm (pyesni Ilir Metën), koha e mbetur deri në fund të vitit është shumë e ngushtë për të çuar shqiptarët në një votim për heqjen e imuniteteve. Nga ana tjetër, është domethënëse sesi qeveria pranon t’i hyjë një procedure që bie ndesh me të gjitha afatet kohore të vendosura nga Brukseli për statusin, vetëm e vetëm që të shmangë një kompromis në tryezë me opozitën! Megjithatë për Doktorin ka shumë rëndësi finalja e garës, dalja nga skena. E ajo duhet të jetë gjithmonë triumfale. Berisha është përherë në timonin e punëve, edhe kur i djegin planin. E tha edhe Kryetarja e Kuvendit dje, me naivitetin e saj të papërballueshëm: Ju nuk votuat, por zgjidhjen e dha Kryeministri! Referendum!

Ky banalizim i përgjithshëm i idesë referendare është në fakt një shpikje e momentit, e cila fsheh disa qëllime taktike të Kryeministrit. Së pari, duke treguar me gisht socialistët, ai u përpoq me të gjitha fuqitë që të japë idenë se hajdutët dhe të korruptuarit nuk ulen në podiumin e Kuvendit, por në anën e tij të majtë. Miliarderët e përfolur të opozitës po përdoren në distancë, për të kompensuar sadopak përlyerjen ekzemplare të kësaj mazhorance në afera korruptive, nga njëri cep i vendit në tjetrin. Së dyti, duke i mëshuar deri në ekstrem peshës që na paska heqja e imunitetit (po lini fëmijët pa kafshatën e gojës!), shumica po mundohet të justifikojë, siç ka bërë edhe dy herë të tjera këto vite, mosmarrjen eventuale të statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Ku ka më mirë se një debat tani, pak kohë para marrjes së vendimit në Bruksel, që shqiptarët ta kenë të freskët se kush janë sabotatorët?! Së treti, sherri i imunitetit i jep Berishës mundësinë për të evituar vëmendjen nga disa halle të tjera jo fort të lehta, siç është situata aspak rozë e ekonomisë, debati mbi përgjimet në Ministrinë e Mbrojtjes etj. Këtu fshihen arsyet reale të kësaj mahisjeje ekstreme që pësoi çështja e imuniteteve në këtë verë të nxehtë atmosferike dhe politike.

Autor te 8 Gusht 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Tezja nga fshati

    Zoti Minxhozi,te falenderoj per analizat qe ben si ne medjen e shkruar dhe ate televizive
    Te cmoj per llogjiken dhe maturine kur flet si dhe perdorimin e nje fjalori per tu patur zili.
    Une kam lindur ,rritur e kam punuar e po thuej se dola ne pension ne sistemin socialist,me perjashtim te disa viteve qe punove me hyrjen e demokracise. Me ndryshimin e sistemit ,duke pare dhe moshen e drejtuesve, nga te cilet disa kishin pare kur i thone bote me sy ,tham se erdhi dita edhe per popullin shqiptare te behet si shtetet e tjera Europiane. Thame se shpetuam nga lufta e klasave, tham se shpetuam nga permendja e
    emrit te babajit apo nenes per veprimtarine e tyre,tham se shpetuam nga haterlleqet qe beheshin ne emrimet ne pune,ne shperndarjen e banesave per strehim, e ne shume gjera te tjera ,si dhe te barabarte para ligjit ,se dihet ne ate kohe thuhej se femija nuk mban
    pergjegjesi per veprimtarine e prinderve,po e pesonte jo vetem femija por edhe niper e mbesa,por nuk qenka e thene.Ne demokraci keto lulzokan me shume.duke pare realitetin ne vendin tone. Me e temerrshmja qenka mos zbatimi i ligjit dhe shkelja me te dy kembet nga vet ata qe i aprovojne. Nga shume shkrime dhe e pare ne praktike heqja e imunitetit
    nuk e lufton korrupsionin .Nuk e kam merakun e referendumit ne do mbahet apo jo,po
    shqetesues eshte fakti,se kur i do qefi nje personi e anullon e kur ido qefi thot do mbahet me cdo menyre duke mos pyetur per ligje.Per kryetaren e parlamentit e ke percaktuar vet.Te mencur nuk te ben karrikja. Me sa kemi lexuar e pare kjo te ne nuk eshte demokraci. Te faleminderit zoti Minxhozi

    • Javeri

      Oj teze te qendrosh 22 vjet ne politike e dhjetra vite ne drejtim eshte mencuri dhe bravo i qofte atyre qe bejne popullin per vehte dhe jane te votuar. Ai qe te pelqen ty as per 20 vjet nuk ka per te fituar, por sa here qe do te humbe, do te degjojme te na thote ” Mi vodhen zgjedhjet” duke u bere i neveritshem dhe i padurueshem per kedo.
      Nese nuk je i zoti qe te ruash votat e tuaja me mire largohu dhe jep doreheqjen me motivacionin ” se nuk mund te ndaloj vjedhjet e Saliut” dhe mos derdellis me vite neper rrjete sociale e gazeta duke u bere qesharak. Edhe Minxhozi e di mire kete pavaresisht se i perket Minxhozeve

      • maloku

        Javeri ja fute pordhes kot plako.Nuk jemi ne diktature, jemi ne demokraci dhe ne demokraci votat nuk i ruan opozita sepse nuk ka asnje pushtet.Ne demokraci nuk sundojne te fortet por ligji .Tek ne sundon i forti Berisha ish sekretari i partise te Enverit icili i ka bere ketij vendi shume te keqija por qe nje dite do te perfundoje atje ku ka perfunduar Enveri.

        • Javeri

          or malok emri qe urrehet nga ty dhe duket nga opinioni nuk vihet per vehten tende se pari. Pordhes ( KJO ESHTE DEMOKRACIA JOTE ) )ja ke fut ti o trap kur thua se jemi ne demokraci dhe jo ne diktature dhe nga ana tjeter THUA SE Berisha do perfundoje si Enveri ) Sa per sekretarin e Partise , kjo eshte nje kasete e vjeter e dale boje or trap dhe ka 20 vjet qe nuk ta degjon me njeri qe te ndikohet
          Tashti po te bej nje pordhe tjeter dhe shko e fli se S.Ngjela ka thene ” do ta heqim edhe 1 muaj diktatorin me te eger te gjithe planetit”

  • Hysniu

    Ne demokraci te vjedhesh votat e te besh si te duash me pushtetin nuk eshte mencuri dhe pervoje sic thote dikush Ne duhet te mesohemi qe te leshojme vendin dhe ta marre dikush tjeter Ne Amerike mbas tetevjetesh iken dhe meret me punet e veta personale Sado i zoti qe te jete njeriu nuk ka se cfar te jape me prandaj duhet te largohet Sidomos ky qe vec fatkeqesi i ka sjelle ketij vendi Por vazhdoni e votoni per te.

    Skender me pelqen ne shkrimet e tua je kurajoz dhe djale i zgjuar Ka shume intelektuale ky vend qe me penen e tyre te mund te rezojne diktatura dhe diktatore njerez qe i ka ngelur ora ne kohen e diktatures, behuni bashke dhe mundohuni ta dobesoni kete plak te cmendur qe endet akoma ne krye te ketij vendi.

  • Tezja nga fshati

    JAVERIT. Te falenderoj qe ke lexuar komentin dhe shfaq mentimet e tua ashtu si i ndjen. Ne radhe te pare une nuk kam shprehur ndonje deshire se cili duhet te vije ne pushtet,por ka
    shprehur nje shqetesim per fenomene qe i kemi hequr ne sistemin e kaluar e jane prezente dhe sot. si dhe shqetesimin per autoritetin apsolut te njeshit. Se dyti ju kini
    mendimin se te qendrosh 22 vjet ne politik e pushtet eshte mencuri dhe bravo i qofte qe bejne popullin per vete.Per mendimin tim nuk eshte shume e sakte sidimos kur zgjedhjet
    manipulohen.Po Enver HOXHEN pse e kritikojme e themi 100 -nte e nje epitete duke eshare e nuk themi se qe i mencur ,pasi popullin e kishte per vete sa sa here me shume
    se personi qe ju simpatizoni ,ku per nga diktatura nuk ndryshojne fare.Edhe ky thot me
    veprime se ligji jam une,drejtesia jam une ,ekonomisti jam une e tani ka mar ne dore dhe historine duke mos perfillur mendimin e historianeve kopetent,po degjon vetem te birin e kujslingut dhe krushkun me dy tre nga shtresa e mundur bashke me okupatorin. UNE DUA DEMOKRACI SI TE GJITHA VENDET EUROPIANE,SIDOMOS PER TE ARDHMEN E BREZIT TE RI. Te faleminderit dhe pershendetje

    • Javeri

      o TEZE i ke vene emer te dashur vehtes , por nuk je aspak i sinqerte per ato qe shkruan
      Nuk te plasi ty oj teze se mungon demokracia dhe se paska gjoja autoritet absolut njeshi Hallin e ke oj teze se ju nuk duroni qe te vazhdoje te jete ne pushtet Dr.Berisha . Por kjo moj teze fshatare qe te arrish tu mbushesh mendjen njerezve qe te mos e votojne Berishen nuk behet me sllogane te tilla “Nga dktatura nuk ndryshojme fare” ” i biri i kuislingut” Krushku” Okupatori ” e budallalleqe te tjear

      “Moj teze po keto Europianet e nderkombetaret ku i kane syte e veshet qe nuk i shohin keto gjera por i presin me buzeqeshje,, i falenderojne,, i urojne per arritjet e suksset ! Sa budallej qe qenkan oj teze
      Teze ti je nga fshati por behu pak qytetare dhe kij besin se nen udheheqjen e doktorit
      brezi i ri do jete me mire dhe mos ndegjo edvinin Bracen S.Tahirin Ballen e kalamaj te tjere te PS qe as per 10 vjet te tera nuk marrin pushtet me