Nxjerrin në shitje verë me Hitlerin në etiketë, prokuroria nis verifikimet për apologji me fashizmin.


“Është e vetmja vepër penale e hipotizuar, megjithëse duhet shtuar edhe injoranca njerëzore. Për të fituar para ndjekin të gjitha rrugët, edhe ato që shkojnë kundër kulturës dhe njohjes së njerëzve. Injoranca nuk ka kufij”, ka thënë për agjencinë Ansa, prokurori Carlo Giulio Schinaia.


Rasti është denoncuar nga një çift hebrenjsh amerikan, të cilët rastësisht kanë parë në një super-market në Garda, një shishe verë me Hitlerin, që tregtohej bashkë me verëra që kishin në etiketë Giovanni Paolo II. Shishja “hitleriane” është pikasur nga Matthew Hirsch, avokat në Philadelfia, i cili kishte hyrë në dyqan për të blerë fruta, ujë dhe verë.


“Jam tronditur”, tregon ai duke shtuar se i kishte kërkuar shpjegime pronarit të dyqanit, i cili i kishte thënë se shishet e verës ishin pjesë e një “koleksioni historik”, siç ishin ato me “Che Guevara”. Kryetari i bashkisë ka deklaruar se do të ndërhyjë personalisht për heqjen e shisheve të verës nga raftet e super-marketit.


8 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)