Televizioni shtetëror sirian raporton: “Janë vrarë dhjetëra terroristë”
Trupat qeveritare siriane kanë marrë kontrollin e lagjes strategjike të Salahedin në Aleppo, që deri më tani ishte nën zotërimin e rebelëve. Lajmi është bërë publik nga televizioni shtetëror dhe agjencia zyrtare e lajmeve “Sana”, sipas së cilës mëngjesin e sotëm ka “pasur luftime të ashpra” dhe pjesë më e madhe “e terroristëve” janë vrarë. Ndërkohë është saktësuar se ushtria ka hyrë në lagjet Bab al Hadid e Bab Nayrab, në pjesën lindore të qytetit. Nga ana tjetër një korrespodent i Al Jazsira ka raportuar se rebelët kanë arritur të shkatërrojnë një mig të regjimit sirian dhe kanë shkatërruar pesë tanke në qytetin e Aleppo.
Rreth 2.400 persona kanë kaluar kufirin me Turqinë për t’i shpëtuar dhunës në Siri. Ditët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i refugjatëve sirianë që kërkojnë strehim në Turqi. Ndërkohë në Moskë, pas publikimit të lajmit për vdekjen e gjeneralit rus Vladimir Petrovich Kujeev nga forcat rebele, ai është shfaqur në një konferencë për shtyp. “Falenderoi median për kujdesin që ka treguar ndaj një personi të thjeshtë, por ju konfirmoi se jam gjallë dhe gëzoj shëndet të mirë në Moskë”, ka thënë ushtaraku i lartë rus.
8 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)