Këngëtarja e muzikës pop, Jessie J ka qenë gjithmonë e identifikueshem për look-un e saj tërësisht autentik dhe disa herë të çuditshëm, veshjet sportive dhe stilin pak mashkullor. Por duket se 24-vjeçarja ka hequr dorë nga pamja e çuditshme, me grimin e rëndë që e bënte të dukej si një personazh i filmave me kartona dhe e ka transformuar pamjen e saj në diçka krejtësisht më femërore dhe sensuale. Ndryshmi është tërësor.


Këngëtarja i la me gojë hapur fansat kur u shfaq gjatë një eventi disa ditë më parë e transformuar, si në paraqitje ashtu edhe në veshje. Së pari, kishte hequr balluket që i mbulonin sytë (dhe duke mrekullisht mirë) dhe mbante veshur një fustan të shkurtër shumë elegant në ngjyrë argjendi që i tregonte një trup të kolmë, por shumë të këndshëm.

Me një tualet të lehtë (brenda kufijve të normales), ndryshe nga ngjyrat e theksuara dhe buzëkuqi i ndezur që përdorte më parë, i dilnin në pah tiparet, të cilat deri më tani duhet thënë se kishin qenë të fshehura. Shkurt, dukej tjetër njeri.


Por, të ndryshme kanë qenë reagimet e fansave ndaj këtij transformimi drastik në looku-n e Jessie J. Një pjesë e ka pritur pozitivisht këtë ndryshim, duke shprehur edhe komplimente për pamjen e bukur të këngëtares pop, ndërsa disa të tjerë, ata më fanatikët dhe të lidhur me imazhin e dikurshëm autentik të 24-vjeçares, janë shprehur të pakënaqur duke theksuar se tanimë Jessie J do të ishte si të gjitha këngëtaret e tjera, pjesë e turmës dhe asgjë nuk do ta diferenconte prej tyre.



8 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)