Dështon konkursi, del në shesh Ismail Qemali i Paskalit

Konkursi për realizimin e monumentit të Ismail Qemalit në 100-vjetor rezultoi përfundimisht i dështuar. Komiteti zgjodhi të vendosë pranë Kuvendit monumentin e realizuar nga Odhise Paskali në vitin 1981 që ndodhet në Muzeun Kombëtar. Në këtë të fundit do të shkojë vepra e skulptorit Veli Blakçori, i shpallur fitues nga konkursi i realizuar në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kryeministri Berisha ka kërkuar nga ana tjetër të shpallet monument kulture sheshi i flamurit në Vlorë

Berisha: Disa historianë kanë ende pikëpamje hoxhiste

Oliverta Lila

Konkursi për realizimin e një monumenti për Ismail Qemalin në 100-vjetorin e pavarësisë, mund të quhet i dështuar. Boceti i dalë fitues, i skulptorit kosovar, Veli Blakçori, nuk do të vendoset në lulishten pranë Kuvendit, ashtu siç ishte lajmëruar në fillim. Komiteti Shtetëror për 100-vjetorin e pavarësisë vendosi që të jetë monumenti i realizuar nga Odhise Paskali në vitin 1981(ndodhet në pavijonin e pavarësisë në muzeun Historik Kombëtar) ai që do të vendoset në lulishten në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”. Një shkëmbim veprash në këtë rast. Ky vendim, ashtu siç ishte parathënë ka të bëjë me mungesën e nivelit të kërkuar artistik. Skulptori kosovar, Veli Blakçori, i shpallur fitues nga juria e konkursit të realizuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, i kontaktuar nga gazeta shprehet se nuk është në dijeni të vendimit e nuk dëshiron “të flasë në hava”. Ndërkohë, drejtori i GKA-së, Rubens Shima, shprehet se janë marrë në konsideratë të dyja variantet. “Monumenti i propozuar nga Veli Blakçori do të realizohet, por vendimi përfundimtar se ku do të vendoset kjo vepër do të merret më vonë. Do të shihet se cila prej veprave, ajo e Paskalit apo Blakçorit do të rrijë më mirë në vendin e përcaktuar”, ka thënë Shima. Monumenti i Paskalit, realizuar në vitin 1981 paraqet një Ismail Qemali në këmbë, ndërkohë që boceti i Blakçorit, e sjell të ulur. Pesë artistëve të përzgjedhur për fazën e dytë iu kërkua të sillnin dy variante bocetesh, një në këmbë dhe një ulur, por në rastin e skulptorit kosovar, juria ka vendosur për variantin e dytë.

Nga ana tjetër, komiteti aprovoi si variant të parë për monumentin e Ahmet Zogut, variantin ushtarak, me autor Kreshnik Zhikun. Pas një interviste në gazetën “Shqip” të skulptorit Zeqir Alizoti, i cili po realizon një shtatore të Ismail Qemalit që do të vendoset në Vlorë, Kryeministri Berisha ka thënë se e përgëzon kryetarin e Bashkisë së Vlorës për këtë akt. “Janë të ftuara të gjitha bashkitë dhe ne mund t’i sugjerojmë p.sh Bashkisë së Durrësit për një ridimensionim të figurës së Dom Nikoll Kaçorrit. Nëse mendohet se të gjitha shtatoret të vendosen në Tiranë, kjo nuk i shërben 100-vjetorit. Shqiptarët kanë kontributin e tyre kudo dhe ky është nderi më i madh për ta”, ka thënë Kryeministri gjatë fjalës së tij. Më tej, Berisha ka folur për rikonceptimin e sheshit të Vlorës, e në këtë pikëpamje kërkoi që sheshi i Flamurit të shpallet monument kulture. Në mbledhjen e së martës, komiteti aprovoi edhe projektin për mauzoleumin kushtuar Nënës Mbretëreshë dhe u kërkua të hapet menjëherë tenderi për realizimin e tij. Konkursi ndërkombëtar për realizimin e spotit për 100-vjetorin e pavarësisë dhe krijimi i një website të posaçëm për këtë përvjetor, ishin dy nga vendimet e tjera të komitetit. Në parim u aprovua edhe lista e aktiviteteve kryesore, por Ministria e Kulturës nuk ka ende një listë nominale të projekteve. Thuhet se do të përcaktohet përfundimisht në mbledhjen e ardhshme. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Berisha ka kërkuar që këtë vit të kujtohet edhe përvjetori i Perandorit Kostandin. “Pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, Perandori Konstandin është burri më i rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Së bashku me autoritetet e Kosovës do të programohet nderimi dhe përkujtimi i këtij burri të shquar, i cili, e theksoj edhe njëherë, i përket mbarë njerëzimit. Natyrisht nuk kemi ndërmend të përjashtojmë askënd, përkundrazi, duhet të bashkërendojmë me Vatikanin, por dhe me vendet e tjera”, ka thënë Kryeministri. Për të disatën herë ai përsëriti se duhet të rishkruhen të vërtetat historike e duke iu referuar historisë së shkruar para viteve ’90, theksoi se ende ka disa historianë me pikëpamje që Kryeministri i cilësoi “hoxhiste”. “Unë i kuptoj si mund të diskutohej e të shkruheshin vëllime të ndryshme në atë kohë, por sot, që janë të lirë, përse nuk pranohet të bëhen këngëtarë të lirisë, përse nuk merret përsipër të shqyrtohen në dritën e dokumenteve të arkivave, të gjitha ato që kanë shkruar. Hoxhizmi është i gjallë në psikologjinë e këtyre zotërinjve. Ne ju bëjmë thirrje historianëve të nxjerrin të vërtetat”, ka theksuar Berisha.

Autor te 9 Gusht 2012. 100 Vjetori i Pavarësisë, Kulturë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Labi

    Sali Berisha eshte nje qenbirqeni shtateqind breza.
    Me nje gur vrau dy zogj. E hoqi Plakun e pavarsise nga Muzeu historik dhe atje qe do te shkojne per vizite brezat do te vere nje shemtire te nje serbo-kosovari. E hoqi qeni more e hoqi Ismail Bej Vloren dhe nga muzeu historik se do te vere veten e tij nuk e di qe ai ne historine shqiptare do te jete vetem e vetem nje grope e zeze.
    I hoqi Sheshit te Pavarsise ne Vlore, i hoqi monomietin e pavarsise nga skena zagari zuzari se do ta ritushoje keq historin dhe e ben gjoja monoment kulture. Phu more zuzar do te mesosh e do te diktoash, por nuk kane vdekur labet dhe nuk do te te vdesin pa te hequr zvare.
    Ne se pranohen rikotruksionet e nderimet e emrave qe kerkon te beje ky zuzar me hunde deri ju qe drejtoni Vloren do te mbani pergjegjesi te rende.
    Roft eVlora, Rrofte laberiia. Rrofte dita e flamurit dhe pavarsise, sheshi i pabvarsise dhe flamurit.
    Poshte satrapi Sali me tere kelyshet e tij qe po ngren tradhetarin Zogoll ne piedestal.