Gazeta “Shqip” dhe disa gazeta të tjera u përballën me kërkesë të lartë të papritur dhe përtej normales gjatë mëngjesit të sotëm në Tiranë dhe disa qytete të tjera, ndërsa disa gazetashitës thonë se blerës të caktuar kishin paguar për të gjitha kopjet e “Shqip” të disponuara prej tyre.
Administrata e gazetës “Shqip” njofton se ka rifurnizuar pikat ku gazeta është blerë për të qenë si gjithmonë në shërbim të lexuesve të vet.
Edhe gazeta Tema dhe Shqiptarja njoftojnë se janë përballur me të njëjtin fenomen, duke aluduar se blerja masive e tyre lidhet me publikimin e lajmit për vendosjen e sekuestros paraprake mbi pasuritë e rafinerisë së naftës Armo Sh.A nga ana e gjykatës së Tiranës për llogari të një banke nën pronësi shtetërore nga Azerbajxhani. Këto aludime nuk mund të konfirmohen për momentin.
09 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)