Blake Fielder-Civil ndodhet në reaminacion pasi ka konsumuar alkool, morfinë dhe heroinë


Blake Fielder-Civil, ish-bashkëshorti i Amy Winehouse,e cila humbi jetën një vit më parë, ndodhet në reaminacion në gjendje kritike për jetën.


Mësohet se Blake ka përfunduar në spital pas një overdoze alkooli dhe drogash, bën të ditur gazeta “Sun”. Ai është gjetur në banesën e tij, në grahmat e fundit të jetës pasi ka konsumuar pije të ndryshme alkoolike, morfinë dhe heroinë.


Blake është shtruar me urgjencë në spital dhe mjekët e kanë futur në gjendje kome klinike për ta disintoksikuar.


9 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)