Lindsay Lohan, imazhi i klipit të ri të Lady Gaga

Lindsay Lohan do të shfaqet në videon promocionale të Lady Gaga. Aktorja është takuar me popstar-in në Hollywood, ku kanë diskutuar mundësinë e një bashkëpunimi. Lohan do të shfaqet në videoklipin e ri të njërës prej këngëve të albumit “ARTPOP” të Gaga.

“Dy personazhet e njohura të showbiz, krijuan terren për thashetheme kur dy javë më parë fjetën në hotelin Chateau Charmont. Tani mësohet se Lohan do të recitojë në videoklipin e ri të Gagës”, ka thënë një burim për “Neë York Post”.

Nuk dihet ende roli i aktores, por duket se Lohan është e vendosur që do të japë maksimumin, sepse kërkon një ngritje në karrierën e saj kinematografike. “Për Lohan shfaqja në videon e Gaga është një mundësi e madhe, sepse për momentin Gaga është shndërruar në ikonë të muzikës botërore”, shprehet i njëjti burim.

9 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 9 Gusht 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry