Ndryshime në policinë bashkiake, ikën Florenc Hoxha vjen Vullnet Topalli

Florenc Hoxha është larguar nga detyra e kreut të Policisë Bashkiake, duke u transferuar në krye të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, cili deri më tani drejtohej nga Arben Noka. Në krye të Policisë Bashkiake është emëruar Vullnet Topalli, ish-kreu i qarkullimit rrugor në ministrinë e Rendit. Vendimi për këtë lëvizje është marrë nga kryetari bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha.

Që nga muaji prill i këtij viti, Policia Bashkiake drejtohej nga Florenc Hoxha, i cili para këtij emërimi, mbante detyrën e shefit të Komisariatit Nr. 3 të Tiranës.

9 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 9 Gusht 2012. Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry