180 turistë shqiptarë ‘braktisen’ në Egjipt, kompania ajrore nuk u paguan kthimin

Rreth 180 turistë shqiptarë të cilët kishin prenotuar pushimet e tyre 10-ditore në Sharm el Sheik të Egjiptit, kanë denoncuar shoqërinë ajrore të kontraktuar prej e tyre, e cila sipas dëshmive të dhëna i ka braktisur ata, duke mos u siguruar mundësinë e kthimit në atdhe, për të cilën kishin paguar më parë.

Turistët shqiptarë pretendojnë se janë braktisur nga kompania ajrore ‘Pasha Holiday’ dhe thonë se kanë kontaktuar me përfaqësues të agjencisë turistike, por ata u kanë thënë se duhet të gjejnë mundësinë për t’u rikthyer vetë në vendlindje, pasi kompania ka falimentuar. Sipas dëshmive të ndryshme të dhëna nga turistët, ata i kanë nisur pushimet më 2 gusht dhe duhet të kthehen të hënë, më 13, por kompania ajrore nuk ua mundëson këtë shërbim, i cili është i përfsjhirë në paketën turistike të paguar paraprakisht prej tyre, e cila varion nga 1080 në 1800 euro, në varësi të shërbimit të ofruar në hotel.

Udhëtarët janë shprehur gjithashtu se, qysh në fillim të mbërritjes në Sharm El Sheik kanë hasur në vështirësi, pasi pronari i hoteli u ka thënë se shoqëria ajrore kishte paguar vetëm tri ditët e para për turistët. Ndërkohë, policia njofton se ka shoqëruar pronaren e kompanisë ajrore ‘Pasha Holiday’,  Arselina Kërthoçi,  e cila akuzohet për mashtrim ndaj turistëve. Kërthoçi është duke u marrë në pyetje në lidhje me incidentit e denoncuar nga qytetarët shqiptarë, që u nisën në Egjipt si turistë, por shumë prej tyre nuk kanë mundësi financiare për t’u kthyer në atdhe.

11 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 11 Gusht 2012. Aktualitet, Lajmet kryesore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • malesori

    Po pse jan shkua ateje pa patur mjete financiare A jan mendua se do ju paguaj cmimet “MIuslim brotherhood”