Fotot gjysmë nudo të babait të ‘Facebook’ bëjnë xhiron e botës

Fotot e themeluesit të rrjetit social, Mark Zuckerberg gjysmë nudo duke u argëtuar me disa shokë, edhe ata gjysmë të zhveshur po bëjnë xhiron e botës.

Fotot, të cilat ishin vendosur pa dashje nga inxhinieri Andrew Bosworth, qëndruan vetëm për pak sekonda online, por kaq mjaftoi që të ‘vidheshin’ dhe të publikoheshin menjëherë, për t’u shpërndarë më pas në të gjitha sajtet. Imazhet private u hoqën menjëherë nga profili prej Andrew Bosworth, por kjo nuk mjaftoi për t’i fshehur ato.

Ky ‘incident’ i vogël është interpretuar menjëherë nga mediat si një shenjë e mungesë së privatësisë  dhe ‘brishtësisë’ së rrjeteve sociale, të tilla si ‘Facebook’, i krijuar nga Zuckerberg, i cili dashje pa dashje nuk arriti të ruajë të paprekur as privatësinë e vet.

11 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 11 Gusht 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry