Klosi: Si e njoha Likën në universitet dhe në SHISH

Ish-shefi i SHISH-it flet për njohjen e hershme me pasardhësin e tij 

Ish-drejtuesi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, deklaron se ai ka një njohje të hershme me kreun aktual të SHISH-it, Visho Likën. Në një prononcim për “Shqip”, Klosi thekson se e njeh Likën nga ambientet e përbashkëta universitare, duke qenë se ka qenë edhe pedagogu i tij. “Lika ka qenë një student i mirë dhe një matematikan i zoti. Por kjo nuk mjafton për të qenë drejtues i SHISH-it”, theksoi Klosi. Ai gjithashtu theksoi faktin se e ka gjetur Likën drejtor në SHISH gjatë kohës që ka marrë drejtimin e institucionit të “sekreteve”. “E kam gjetur Likën në zyrat e SHISH-it, në momentin kur mora drejtimin e këtij institucioni si drejtor të zbulimit, me një peshë të rëndësishme në këtë institucion. Nuk i kërkova largimin, por ai u largua vetë. Më vonë mësova edhe faktin se ai kishte pasur një rol tepër të dyshimtë në zgjedhjet e vitit 1996”, deklaroi Klosi. Nisur nga njohja personale e anës profesionale të Likës, Klosi theksoi se atij nuk i pëlqente fakti se në jetëshkrimin e kreut të ri të SHISH-it ishte theksuar shumë fakti se ai ishte një ekspert teknologjie dhe informatike. “Shikoj se në jetëshkrimin e tij i është mëshuar shumë faktit se ai është një njohës i mirë i informatikës. Por unë mendoj se SHISH-i nuk ka si detyrë kryesore të transmetojë informacion, por përkundrazi ka detyrë ta mbledhë këtë informacion kryesisht në terren. Ky është thelbi i punës së SHISH-it dhe që bazohet në mbledhjen e të dhënave në terren”, thekson ish-kreu i SHISH-it. Ai shprehet se koha në të cilën shkarkimi i ishte komunikuar ish-kredituesit të SHISH-it, Bahri Shaqiri, ishte jo e duhura. “Nuk ishte e udhës t’ia thoshin lajmin për shkarkimin në momentin kur ai sapo ishte nisur me pushime”, deklaron Klosi në mbrojtje të Shaqirit. Por ai thekson se zgjedhja e muajit gusht për të bërë shkarkimin e Shaqirit dhe emërimin e Likës ka një sfond politik dhe që lidhet me faktin se një pjesë e mirë e zyrtarëve të shteteve partnere ishin në pushime. Klosi theksoi se shkarkimi i kreut të SHISH-it ishte një proces normal pas shtatë vitesh, por koha e zgjedhur nga Kryeministri dhe arsyet e këtij shkarkimi kishin shumë pikëpyetje brenda. “Pse nuk e pëlqente Kryeministri ish-shefin e SHISH-in? Arsyet për këtë nuk na i tha kurrë. Në fakt e vërteta është se ai nuk e quante Shaqirin një njeri të vetin dhe kjo mendësi është shumë e rrezikshme për një institucion të tillë”, deklaroi Klosi, duke shtuar se frika ishte se Lika do të zbatonte urdhra të paligjshme të dhëna nga Berisha.

 

 

Përpjekjet

Lufta e Berishës për drejtuesin e SHISH-it

Konflikti mes Kryeministrit Sali Berisha dhe drejtorit të SHISH-it daton që në vitin 2005. Një luftë 7-vjeçare, për të cilin kreu i qeverisë, Berisha, personi që është mësuar sa herë është në pushtet të ketë nën kontroll çdo institucion, ia arriti vetëm pas caktimit në postin e Presidentit, deputetin e partisë që ai kryeson, Bujar Nishanin. Bahri Shaqiri u emërua në krye të SHISH-it në janar të 2005-s. Kryeministri i atëhershëm, Fatos Nano, i propozoi Presidentit Alfred Moisiut emrin e Shaqirit, një njeri që kishte punuar në institucionin e Shërbimit Sekret. Pas ardhjes në pushtet të demokratëve, Berisha dha sinjale bashkëjetese me kreun e SHISH-it, por shpejt ideja e kontrollit të këtij institucioni do ta zhbënte këtë bashkëjetesë.

Autor te 11 Gusht 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • lazer

    na emerzite edhe ti zoti klos se spiun ke ken dhe do te vdesesh spiun legen

  • nina

    shuum te drejt ke zoti klosi. po kush te degjon ty. apo ato qe duan shqiperine???? saliu me banden e tij? po faj eshte i popullit, qe besoj ne asnje vend i botes nuk e ka popullin kaq budalla sa i yni. keta e kan vertetuar se me mire ne do ham gure e zhavorr, vetem saliu me banden etij te pasurohen.

    • Lavdie

      Nina me duket se ka adhur koha te heqim Berishen, por te lutem doja opinionin tend te mencur se si ne C’fare menyre ta heqim?

  • Marta

    Ky megjithemend tashti eshte bere i padurueshem dhe i neveritshem . Thote per kryetarin e ri” se eshte matematicin i zoti ” por nuk mjaftoka . Kurse per vete qe ishte pedagog matematike dhe u vu ne krye te SHIK nga socialistet ne 1997 eshte ndryshe. Kjo pasi ky
    “i pamoralshem ” ” dashnor i perjetshem grash” eshte ” KOKE E MADHE ”

  • roberto

    Doja te pyesja z.Klosi ,.Ne c rol e ben komentin e vet “atdhetari “z.Klosi.,ne rolin e nje analisti ,.qytetari te thjeshte.,antari te PS(gje qe do ishte shume normale) apo si ish-kryetar i shik., Ne cilin vend te botes parardhesi apo pasardhesi ne detyren e shefit te sherbimeve sekrete do te bente biografine e nje kolegu??A nuk eshte kjo shkelja me te dy kembet e ligjit????!!!!!11

  • agim

    sa i mencur qe je o klos….gjynaf qe nuk je president i vendit se do ta kishe kthye presidencen ne kuplara…….

  • Siri

    Kesaj qe ndodhi dhe do te vazhdoje, ka vetem nje emer, vendosje e totalitarizmit perfundimtar ne Shqiperi. Se kush e organizon , se kush e drejton, kete nje zot e di ? Pse DIPLLOMACIA Amerikane thot,” per kete nuk flasim sot”??/
    Po europjanet perse akoma nuk thone nje fjale?/ Pote ndodhte kjo ne EUROPE(KUDO),a do te mbahej HESHTJE??//

    • Taulanti

      O SIRI edhe Europa dhe Amerika jane te Zene pe luften ne SIRI .A e more vesh o gomari Siri kujton ti se mendon populli si ty dhe po te ishte sistem totalitar nuk do te flisnin . Nuk ja vlen me me keta shkrusit e Edvinit . Pleher!

  • Dinsesi

    Po mire more z.Klosi perse shqetesohesh? Berisha ka thene do te fitoj me cdo kusht ne 2013. Atehere me ke do te fitoje vetem me Ilire? Jojojo, nuk e ben shaqo bregu ate. Ai do te theres te gjithe ata qe pati “eksperte” ne ’96, vec merhumi Gazidede dhe Zhulal. Po zevendesat e tyre mo, me domozdo.
    Kjo qe ndodhi thote dikush ka emrin totalirizem, po edhe neve e shohim qe e ka fashizem, p pastaj? Ri urte mos e ngacmo halene qe te mos te bjere ere. Jo po solli ne pushtet te gjithe ata te ’96, po perse te mos t’i sjelle, perderisa ne ’97 Nano bixhosxhiu dhe Ilir karalliu nuk i cuan ne bangon e te akuzuarve? Po kane vrare e kane prere mbi 3000 veta, po puna e madhe, jane shtuar shume shqiptaret, fundja nga rraca e tyre nuk pati viktima.

  • ilir

    po ti mor bir krimineli nuk ishe matematicien kur u vure ne SHISH, apo ishe bir krimineli, ne asnje vend te botes kreu i sherbimit sekret nuk ben pjese ne parti politike aq me shume te jape intervista pa hesap. Mos prisje te te vinin prape ty o kerme o bir vrasesi, ai shikasi qe te rahu, do kish bere mire te te kish vrare o qen

  • Bashkim

    Ky tarallaku nuk di c’flet.Kur ishte profesor i kryeshikasit te ri Klosi burre i martuar e me nje djale bridhte me studenten e tij te dafinat e pyjores.Kur ishte kryeshikas shkoi ne Sofje te ish gruaja e tij inkonjito dhe i vodhen makinen keshtu u detyrua te vetindentifikohej.Ky eshte njeriu qe mbulon vrasjen e Azem Hajdarit ose i ka dhene shtyse kesaj vrasje.Ky eshte gjithmone si ai krimineli qe vete te vendi i krimit.

  • http://www.facebook.com/lum.lumi.589 Lum Lumi

    “Nuk ishte e udhës t’ia thoshin lajmin për shkarkimin në momentin kur ai sapo ishte nisur me pushime”, deklaron Klosi në mbrojtje të Shaqirit
    LoL, i paskan prish pushimet!

  • politikani chicago

    mendoj qe klosi nuk duhet te flasi per pasardhesit pasi nuk mendoj qe ai ka qen nje drejtues prefekt. dhe ai nuk mund te percaktoj kush do drejtoj mire e kush keq , ai duhet te hesht.