“Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948”
Përktheu: Luan Malaj
Botoi: “Naimi”
Çmimi: 1000 lekë/ 10 euro
I botuar e ribotuar disa herë në vendin e tij, në Itali, kujtimet e Franko Benantit për Luftën Nacionalçlirimtare, “Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948“, vijnë për herë të parë në shqip. Benanti është një prej dëshmitarëve të paktë të luftës dhe të pasluftës antifashiste në Shqipëri. Duke qenë mjek i mobilizuar në ushtrinë fashiste, Benanti erdhi me një mision të përkohshëm në Shqipëri për herë të parë në vitin 1941, ndërsa nga gushti i vitit 1943 deri në qershorin e vitit 1948 ai do të bëhej pjesë e kalvarit që pësoi ushtria e Musolinit. Duke bredhur nëpër spitalet ambulante të luftës në jug të vendit, Benanti do të njihte “pas perdes”, nga afër, disa prej protagonistëve të Luftës Çlirimtare dhe pushtetit komunist të dalë prej saj, duke filluar me Hoxhën, Shehun, Kapon, N. Spirun, Koçi Xoxen, Gogo Nushin, Drita Kosturin, Ibrahim Dervishin, Liri Gegën, Islam Radovickën, Liri Belishovën, Beqir Ballukun, Manush Myftiun, Riza Kodhelin, dr. Polenën, Sherif Klosin etj.
