“Vizione të qarta”
Botoi: “Xhumrra”
Çmimi: 500 lekë
Pjerin Thomai rimerr nëpërmjet këtij botimi çështjen e shumëdiskutuar nëse ka pasur apo jo disidencë gjatë kohës së diktaturës në Shqipëri. Ashtu siç ai e pohon në parathënien e botimit, ky libër sjell dëshmi të qarta të ekzistencës së disidencës në kohën e monizmit, edhe pse, sipas tij, disa njerëz e qarqe të huaja nuk duan ta pranojnë. “Ky libër tregon se Shqipëria gjithmonë e në çdo kohë, në çdo etapë, ka pasur protagonistët e vet, të dalë thjesht nga gjiri i popullit, protagonistë që ngelën në hije për shumë arsye, një pjesë e së cilave janë hedhur në këtë libër”, shkruan Thomai. Në këtë botim trajtohen shumë fusha, ku më shumë dominon ekonomia, fusha që ka shqetësuar autorin, ku edhe ai është më i përgatitur.
