Librat e rinj, Teodor Laço, “Bashkëjetesë me kohën”

Teodor Laço

“Bashkëjetesë me kohën”

 Botoi: “Tirana Times”

Çmimi: 1000 lekë

 Shkrimtari Teodor Laço i ka hedhur në një libër kujtimet e tij, duke sjellë kështu para lexuesit edhe dëshmi të një të shkuare të afërt, por që ka shënuar çaste të rëndësishme në jetën e shoqërisë shqiptare. Janë shënime politike, letrare dhe intime, të cilat Laço i ndan me lexuesit. Ndalet veçanërisht në vitet 1996-1997, në faktorin politik të asaj kohe, kur ai ishte ministër Kulture dhe në situatën sociale të vendit. “Në librin ‘Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar’, botuar në vitin 1998, thuajse mungojnë ngjarjet kulmore të viteve ’96 e ’97. Këto dy vite, që në një vështrim metaforik do t’i quaja viti i euforisë dhe qetësisë para furtunës(1996) dhe viti i katastrofës së mashtrimit(1997), nuk guxova t’i shoh me syrin e analistit. Nuk më mungonin as shënimet dhe as mbresat e përftuara në afërsi të ngjarjeve, sepse deri sa u formua qeveria e krizës, që u pagëzua si e ‘Pajtimit Kombëtar’, unë isha anëtar i Kabinetit qeveritar. Mirëpo nuk isha në ‘tavë’, d.m.th aty ku merreshin vendimet me peshë”, thotë Teodor Laço në librin e tij

Autor te 12 Gusht 2012. Libri. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry