Vijon nga numri i kaluar  


E megjithatë edhe Caedozo dështoi në arritjen e njërit prej objektivave kryesorë të qeverisjes së mirë: një shpërndarje të barabartë të pasurive. Pasardhësi i tij u përpoq që ta realizonte këtë objektiv. Bëhet fjalë për njeriun që mori presidencën e vendit në vitin 2002: Luiz Inacio da Silva, i njohur edhe si “Lula”, lideri i partisë së majtë të punëtorëve. Ai ishte një lustraxhi në fillimet e tij, më pas përpunues metalesh dhe lider sindikate. Pra vinte vetë nga shtresa më e ulët e shoqërisë braziliane dhe i kishte hequr nën lëkurë të gjitha poshtërimet dhe vuajtjet e kësaj shtrese. Ndoshta ndaj ishte shumë më i qartë se paraardhësit e tij se ku duhej nisur me ndryshimin dhe çfarë ndryshimi duhej. Gruaja e tij e parë dhe foshnja që nuk u lind kurrë vdiqën pikërisht sepse familja nuk mund të përballonte dot shpenzimet e lindjes në spital. Në vitin 2003 si President ai bëri një takim, gjatë të cilit u takua me shumë liderë ndërkombëtarë të asaj kohe në Davos të Zvicrës dhe më pas, vetëm dy ditë pas këtyre takimeve mori pjesë në Forumin Botëror Social,  një kundëriniciativë alternative e Davosit që organizohej në Porto Alegre në Brazil. “Në të dy takimet unë mbajta të njëjtin fjalim kundër varfërisë në botë dhe nevojës për gjetjen e mënyrave për ta luftuar atë”, deklaron më pas në një intervistë Lula.


Ai pati sukses në përmirësimin e gjendjes ekonomike të të varfërve përmes aplikimit të programeve të tilla si “Zero uri”, të cilin e zbatoi edhe kundër këshillës së shumë këshilltarëve të tij të afërt ekonomikë, kundër këshillës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai u akuza, madje, për “asistencializëm”, një formë ndihme për të varfrit që me pak gjë mund të arrinte rezultate afatgjata. Lula ishte shumë i suksesshëm në luftën kundër varfërisë dhe për shkak të programeve të aplikuara nga ai, numri i të varfërve në vend u pakësua me 505 mijë dhe u përmirësua shumë edhe gjendja në përgjithësi të shtresës më në nevojë në vend. “Qeverisja e përgjegjshme” është emri që shkencëtarët e shkencave politike dhe sociale i kanë vënë stilit të lidershipit që vepron pak a shumë në paraprirje të shqetësimeve dhe problemit të elektoratit, duke integruar njerëzit e shtresave të ndryshme dhe duke krijuar sensin e një identiteti të përbashkët dhe jo veçues. Për miliona brazilianë, Lula personifikonte pikërisht këtë koncept dhe këtë e bënte përmes historisë personale, vuajtjeve të tij, origjinës dhe përkatësisë që kishte pasur në vitet e para të jetës. Dhe njerëzit e mbështetën duke e shndërruar në një figurë shumë popullore dhe të suksesshme. Madje për shumë vjet popullariteti i tij ishte unik dhe shumë i rrallë sidomos i krahasuar me popullaritetin e ulët që kishin në vendet e tyre liderët perëndimorë. Ajo fitoi 61% të votave kundër kundërshtarit të tij social demokrat në zgjedhjet e vitit 2006 për të kërkuar një mandat të dytë qeverisës dhe deri në fund të vitit 2010 shkalla e mbështetjes popullore për të ishte 80%. Një shifër që zor se do të përsëritet më në Brazil, apo gjetkë. Presidenti amerikan, Obama, që në fillim të garimit të tij u mbështet në masë nga amerikanët dhe nuk arriti që të merrte më shumë se 53% mbështetje. Dhe pikërisht ai e quajti Lulan: “liderin më popullor në Tokë”.


Votuesit brazilianë do t’i jepnin thuajse sigurisht Lulës një mandat të tretë presidencial, nëse nuk do ta ndalonte një gjë të tillë Kushtetuta e vendit dhe përpjekjet për të ndryshuar këtë limit u bllokuan në Parlament. Dhe në fakt, ndjekja dhe zbatimi i parimeve kushtetuese dhe parimeve universale është një nga parimet e qeverisjes së mirë, një parim të cilin për hir të së vërtetës në shumë vende të industrializuara e zbatojnë.


 


Dëshirë për të mësuar dhe eksperimentuar


Pasuesja e Lulas, ish-luftëtarja guerrilase, Dilma Roussef, e mori detyrën e Presidentes së vendit në 2011. Në shumë mënyra ajo nuk ngjan aspak me natyrën karzimatike dhe popullore të Lulas. Është shumë më e përqendruar, i pëlqejnë shumë detajet dhe është tërësisht e përfshirë në punën e saj. Ajo që në fillim e bëri të qartë se ajo priste që të gjithë ata që ishin rreth saj ta merrnin punën me shumë seriozitet, me atë seriozitet që e kishte marrë edhe ajo. Kështu ndryshoi oraret e mbledhjeve dhe ditët e punës duke përfshirë edhe të shtunën, madje edhe të dielën. Ndryshe nga Lula, që aktualisht është duke u jetuar për pak nder dhe është 66 vjeç, Rouseff nuhati menjëherë shenjat e para të korrupsionit në qeveri dhe pushoi nga puna 6 ministra të kabinetit qeveritar. Presidentja e re ka edhe një kujtesë shumë të mirë sidomos për statistikat dhe në përgjithësi për gjithçka që kalon nëpër duar dhe që dëgjon. Strategjitë e saj janë ato që kanë dalë në ballë të debatit global për qeverisjen e mirë: puna politike dhe profesionale, dëshira për të eksperimentuar dhe aftësia dhe dëshira për të mësuar. Ajo çka Presidentja e re mësoi nga përvoja e saj gjatë viteve të qeverisjes së Lulas, gjatë të cilave ka qenë ministër i energjisë dhe shefe e stafit, është te mësimet që të tjerët kanë nxjerrë nga globalizmi. Ndryshe nga republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo shumë neoliberalë në Europë, Rousser beson në përfshirjen e qeverisë, në politikat aktive industriale të hartuara prej saj dhe në aplikimin e taksave në mënyrë inteligjente dhe në rritjen e tyre, nëse do të gjykohet e nevojshme. Transaksionet financiare janë bërë tani në këtë vend subjekt i taksimeve të shumta dhe një taksë e veçantë prej 1.5% është vendosur ndaj pagës së çdo njeriu për të mbështetur artin dhe kulturën në vend


 


Historia më e suksesshme e globalizimit


Pavarësisht ndërhyrjes së pamëshirshme të qeverisë, rregullave dhe taksave, biznesmenët e Brazilit nuk kanë se përse të ankohen. Korporatat më të mëdha në vend janë shndërruar në lidere botërore në fushën e bujqësisë. Asnjë kompani tjetër në botë nuk prodhon një përqindje të lartë soje si “Amaggi Group”, me qendër në Brazilin Qendror. Gjiganti i etanolit në Sao Paulo e ka kaluar për nga prodhimi kompaninë gjermane “Sudzucker AG”. Multinacionalja belg-braziliane, Inbev, është tani prodhuesja më e madhe e birrës në vend. Dhe Brazili është duke bërë emër vetë edhe në fushat e konsumit të mallrave si ato të teknologjisë së lartë.


Modeli i këtij vendi amerikano-jugor është pa dyshim një nga historitë më të suksesshme të globalizimit dhe ky vend ka dalë nga kriza e vitit 2008 shumë më i fortë dhe më i pasur. Monedha e Brazilit konsiderohet sot si një nga më të fuqishmet në botë që mund të jetë një ankth dhe kjo jo vetëm për turistët e huaj. Brazili është një treg shumë i madh edhe për Kinën, një tjetër vend me një zhvillim marramendës dhe një vend i të njëjtit grup pra, BRIC. Kështu, për shembull, tre të katërtat e produkteve që janë shitur gjatë festivalit të karnavaleve të Brazilit kanë qenë nga Kina.


 


Burimi i naftës


Nafta, i njëjti burim pasurie që është shndërruar më shumë në mallkim sesa bekim për vendet që e kanë dhe që shpesh çon në atë që quhet “qeverisje e keqe” mund të luajë ndërkohë një rol të rëndësishëm edhe në vetë të ardhmen e Brazilit. Brazili është një vend me burime të mëdha natyrore. Ai ka pyje të shumta, që priten dhe keqtrajtohen në mënyrë të paligjshme nga grupe mafioze të cilat as vetë administrata e Presidentes së re nuk ka mundur që t’i mposhtë ende. Brazili ka edhe më shumë se gjysmën e tokës së  bukës në kontinent, si dhe është i pasur me minerale, hidrokarbure, gaz natyror dhe naftë. Vetëm gjashtë vjet më parë u gjetën shumë depozita të reja dhe të pasura me naftë në ujërat që lagin Rion. Këto depozita janë një pasuri vërtet e madhe. Kompania braziliane “Petrobras”, në të cilën qeveria ka shumicën e aksioneve, ka monopolin e nxjerrjes së naftës. Me një të ardhur prej 120 miliardësh, “Petrobras” është një nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë dhe ditët e saj më të mira janë përpara. Aktualisht Brazili eksporton vetëm 800 mijë fuçi nafte thuajse një e dhjeta e eksporteve të Arabisë Saudite. Zyrat e kësaj kompanie dhe qendra e kërkimeve nga jashtë duket si një ndërtesë e ngritur nga jashtëtokësorët dhe ndërtesa është ngritur duke respektuar të gjitha standardet e respektit të mjedisit dhe të ekologjisë. Plani i kompanisë është që të bëjë investimin më të madh në fushat e naftës në botë, një investim prej 225 miliardë dollarësh. Disa nga depozitat ndodhen në thellësi të mëdha, nën 5000 metra nën det. Sfidat teknike janë të mëdha, por inxhinierët janë plot besim se do t’ia dalin mbanë. Deri në vitin 2017 planifikohet që kjo kompani të bëhet numri 1 në botë për nxjerrjen e naftës dhe Brazili pretendon që të bëhet jo vetëm nxjerrës i naftës, por edhe përpunues i saj dhe ky do të jetë edhe dallimi më i madh i tij nga vende të tjera të pasura me naftë që vetëm e nxjerrin atë si Irani, Arabia Saudite e të tjera.


Le të rikthehemi edhe njëherë në Rio. Në qendër të tij ka një godinë të madhe me mure xhami. Nëse jashtë gjithçka duket futuriste edhe brenda është e njëjta gjë. Kjo godinë është qendra e kontrollit të qytetit. Qindra kamera mbajnë nën kontroll çdo gjë, madje edhe morinë e qytetit me 6 milionë banorë. 400 vetë janë në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë në raste zjarresh, aksidentesh, e ngjarjesh që kanë nevojë për një asistencë të menjëhershme dhe të kualifikuar. Kjo qendër kontrolli është e pajisur me aparatura nga më të shtrenjtat dhe të teknologjisë së fundit dhe është e arritshme me telefon dhe online nga të gjithë. Kjo qendër është krijuar nga IBM dhe kanë kushtuar 11 milionë dollarë vetëm pajisjet e brendshme dhe ndërkohë po aplikohet edhe në qendra të qyteteve të tjera të mëdha. Por të flasësh për Brazilin nuk mjafton kurrë dhe aq më shumë të flasësh për këtë mrekulli ekonomike dhe jo vetëm, aq më shumë gjëra lë pa thënë. Gjithsesi dhe shembulli i tij të thotë: gjithçka është e mundur.