Foto Ilustruese


Policia shqiptare kreu sot ekstradimin dhe dorëzimin te autoritetet italiane të pesë shtetasve që qenë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, mbi të cilët rëndonin akuza apo dënime të formës së prerë të dhëna nga gjykatat italiane. Të ekstraduarit e sotëm janë një pjesë e vogël e një liste të gjatë të shtetasve shqiptarë të kërkuar nga drejtësia e Italisë.


Të ekstraduarit e sotëm, sipas një njoftimi zyrtar të policisë janë:


Namik Demaj, vjeç 61, i akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe i arrestuar më datë 20.04.2012 në Elbasan.


Myrteza Arifaj, vjeç 35, i akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe i arrestuar më datë 27.05.2012 në ne Tiranë.


Skender Gockaj, vjeç 42, i akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe i arrestuar më datë 30.04.2012 në Vlorë.


Adnand Xhelili, vjeç 42 i akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe i arrestuar më datë 30.04.2012 në Vlorë.


Erjon Xhafa, vjeç 33, i njohur ndryshe edhe si Xhevahir Mernica, i akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe i arrestuar më datë 19.04.2012 në Fier.


Marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Italisë qe miratuar që në vitin 2008, por policia shqiptare thotë se ka hyrë në fuqi në gusht 2011. Vetëm një vit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe nën presionin e vazhdueshëm të autoriteteve italiane, policia shqiptare kreu disa arrestime.


Ndërkohë, ekstradimi i disa “peshqve të mëdhenj” është aktualisht i bllokuar nëpër gjykatat shqiptare.


18 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)