Shpikja e ardhshme e Bill Gates, një banjo me energji diellore

Filantropisti më i madh privat i botës, Bill Gates, i cili e ka vënë pasurinë e vet duke prodhuar programe kompjuterike, i ka dhënë 100 mijë dollarë shpërblim Institutit të Teknologjisë në Kaliforni për krijimin e një banjoje me vetëshpëlarje, që përdor energji diellore dhe që riciklon ujin duke ndarë mbetjet njerëzore në energji të magazinueshme, bën të ditur agjencia Reuters.

Gates është përqendruar në nevojën për krijimin e një lloji të ri banjoje si pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të fondacionit të rij për të përmirësuar shëndetin në botën në zhvillim. Banjot në natyrë krijojnë shpesh probleme të rënda shëndetësore për popujt e prapambetur dhe vlerësohet se rreth 1.5 milionë fëmijë nën pesë vjeç vdesin çdo vit nga sëmundjet që krijohen nga kjo praktikë. Sipas Gates, banjot e stilit perëndimor nuk janë përgjigjja e duhur për vendet në zhvillim për shkak se kërkojnë infrastrukturë të komplikuar të ujërave të zeza dhe se përdorin sasi të konsiderueshme uji.

Sipas themeluesit të Microsoft Corp, një ndryshim i tillë në teknologjinë e banjove është shumë domethënës sepse këto pajisje nuk kanë pësuar asnjë përmirësim thelbësor që nga viti 1775, kur u shpik edhe tualeti me shkarkim uji.

Banjoja superteknologjike përdor energjinë diellore për të furnizuar me energji një reaktor elektrokimik që ndaj më vete jashtëqitjet dhe urinën dhe i transformon në gaz të hidrogjenit. Gazi i hidrogjenit magazinohet në qeliza hidrogjeni që shërbejnë për të mbajtur në punë banjon gjatë natës, pra rezervojnë energjinë e diellit të akumuluar gjatë ditës. Ndërkohë, uji i rikuperuar nga procesi i vazhdueshëm ngjitet me pompë për t’u ripërdorur nga e njëjta banjo.

15 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 15 Gusht 2012. Teknologji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • ab

    Te krijon pershtypjen e nje diçkaje te rendomte,”pune haleje”,por ne te vertete do te jete arritje e madhe me prurje shume shume pozitive.Ne te vertete keta super te pasur duhet te bejne diçka edhe per te futur ne perdorim forma te reja energjie,sa pa u shkaterruar plotesisht ekolagjia e planetit, duke eliminuar naften,dhe jo te presin sa te mbarojne rezervat e saj.Puna eshte a kane “kellqe” per nje gje te tille.

  • Melinda Gates

    Mua nuk me duket hiç si pune haleje. Perparimi duket pikerisht tek gjendja e banjove, kanalizimeve, spitaleve, varrezave qe jane pikat me delikate te egzistences njerzore.