Qeveria e Ekuadorit ka bërë të ditur sot se ka vendosur të pranojë kërkesën për azil politik të themeluesit të ‘WikiLeaks’, Julian Asanzh.


Asanzhi ishte ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga 19 qershori, për t’iu shmangur ekstradimit të tij në Suedi, ku do të përballej me akuzat për ngacmim seksual.


Lajmi është bëri i ditur nga ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Rikardo Patino, gjatë një konference për shtyp, ku ai renditi 11 pika pse ishte marrë ky vendim nga ana e qeverisë së Ekuadorit.


Sipas zyrtarit të lartë, “themeluesi i “WikiLeaks” mund të jetë viktimë e persekutimit politik si rezultat i pozicioneve të tij për lirinë e shtypit dhe në çdo kohë mund të gjendet në një situatë të rrezikshme për jetën, sigurinë e tij dhe integritetin e tij personal”.


Në Suedi, Asanzh akuzohet për një krim seksual të cilin mohon ta ketë kryer.


16 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)