Modelja, fushatë kundër anoreksisë

Fushata më e mirë kundër anoreksisë quhet Lara Stone. Top modelja e talentuar, ndër më të mirat e momentit, do të jetë përfaqësuese e fushatës së re këtë dimër të veshjeve intime të Calvin Klein.
Imazhi i modeles, me forma të plotë, përkundër asaj që jemi mësuar të shohim tek modelet e tjera kockë e lëkurë, të masës zero është një shembull i mirë kundër manisë së vajzave të reja për t’u dobësuar.

Pa u dekurajuar nga këshillat se, në fushën e modës duhet t’u nënshtrohesh dietave të rrepta, Lara ka arritur majat e pasarelave duke mbajtur të shëndetshëm fizikun e saj. Dhe, e ka pasur një arsye për këtë; përveçse ka arritur të jetë një nga modelet e preferuara të stilistëve me famë botërore, është shndërruar edhe në një shembull shumë të mirë për vajzat e reja në të gjithë botën që vuajnë nga probleme të anoreksisë për shkak të manisë për të kopjuar VIP-at me përmasa minimale.
16 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 16 Gusht 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry