Dhjetëra fonde investimesh publikuan të dhënat mbi aksionet që kishin nën zotërim deri në fund të qershorit të këtij viti, por shumë pak prej tyre qenë ngacmuar nga ideja e blerjes së aksioneve të rrjetit të komunikimit shoqëror Facebook, njofton Reyters.
George Soros, Steve Cohen dhe qenë nga të paktët që treguan se kishin blerë nga Facebook. Investitorët e tjerë thuhet se kanë vënë bast për rrëzimin e kompanisë së Mark Zuckerbergut.
Aksionet e Facebook kanë rënë me 46 për qind që nga 18 maji, kur u shitën fillimisht për 38 dollarë. Ato aktualisht kushtojnë më pak se 20 dollarë për copë.
Facebook u kuotua në bursë për 100 miliardë dollarë në fillim ndërsa shitja fillestare nënkuptonte detyrimin e blerësve për t’i mbajtur aksionet deri së paku më 16 gusht. Tani që afati skadoi, aksionet e Facebook pritet të ulen më tej.
16 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)