Kristen Stewart dhe Robert Pattinson, sërish në krahët e njëri-tjetrit

Kristen Stewart dhe Rob Pattinson, më në fund janë përsëri në krahët e njëri-tjetrit, për herë të parë që nga tradhtia që çoi në ndarjen e tyre…por vetëm në posterat e mëdhenj të vendosur pranë kinemave, ku lajmërohet se së shpejti do të transmetohet seria e fundit e sagës së “Twilight”, “Breaking Dawn 2”, i cili pritet të dalë në muajin nëntor.

Fansat e shumtë të çiftit, të cilët shpresojnë shumë për një ribashkim të mundshëm të tyre, sigurisht që do të ndihen të zhgënjyer, por fotot e çiftit, dikur shumë të lumtur, janë marrë atëherë kur ende nuk ishte zbuluar tradhtia e Kristen Stewart me producentin e filmit të saj më të fundit, ‘Snoë White and the Huntsman’.

Në serinë që pritet të transmetohet së shpejti në kinematë e botës Bella, personazhi i interpretuar nga Stewart, më në fund është kthyer në një vampir dhe arrin të kurorëzojë historinë e saj të rrallë të dashurisë me vampirin Eduard, interpretuar nga Pattinson. Të paktën në film, ata përfundojnë së bashku dhe përjetësisht të lumtur.

Ndërsa sa i përket realitetit, duket se Pattinson nuk ka ndërmend t’ia falë tradhtinë e shëmtuar Stewrat, teksa edhe në daljet e fundit publike i ka shmangur pyetjet lidhur me historinë e tyre të dashurisë.
17 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 17 Gusht 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry