Obama uron Nishanin për festën e Fiter Bajramit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e Festës së Fiter Bajramit, në të cilin shkruhet:

“I dashur zoti President,
Ramazani shënon kohën kur familjet dhe bashkësitë festojnë së bashku në traditën e reflektimit, përkushtimit dhe shërbesës.
Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe mbarë popullit shqiptar urimet e mia më të mira teksa festoni Fiter Bajramin! Shpresoj që muaji i shenjtë i Ramazanit t’u sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë ripërtëritjeje dhe ndarje të të mirave së bashku!
Uroj që ju dhe populli shqiptar të gëzoni lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm!” – theksohet në mesazhin e urimit të Presidentit amerikan drejtuar kreut të shtetit shqiptar.
17 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Autor te 17 Gusht 2012. Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • vlonjati

    i ka thene njeri ketij amerikanit qe ne nuk jemi myslyman

    • Asmoni

      Pse cfare jemi shumica or lab muti