Rriten pagat në arsim e shëndetësi, vetëm për disa kategori

Vendorët – Qeveria vendosi të rrisë nivelin e pagave për krerët dhe për nënkryetarët e këshillave të qarkut, duke e çuar në 132 mijë lekë pagën maksimale të kryetarit

Basha – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka përfituar një rritje prej 1 300 lekësh për pagën e tij mujore. Maksimalja që ai mund të marrë në një muaj është 174 760 lekë

Nënkryetarët – Rritje të pagës me 2 750 lekë në muaj kanë përfituar dy nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Tashmë paga e tyre mujore mund të shkojë deri në 140 mijë lekë

Shtohet rroga për Bashën dhe disa krerë vendorë

Fatjona Mejdini

Qeveria mori dje vendimin për të rritur në mënyrë të lehtë pagat për punonjësit e njësive vendore, arsimtarët në kategorinë parauniversitare dhe sistemin e shëndetësisë. Kjo rritje e re e pagave vjen në kuadër të premtimit për rritje të përvitshme në sektorët prioritarë në vend. Kështu, për kategoritë kyçe siç janë punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit e arsimit, paga mbi diplomën rritet me 1 mijë lekë. Nga ana tjetër, në një marzh më të lartë rritet paga për drejtuesit vendorë në Shqipëri. Kjo rritje e re e pagave pritet të hyjë në fuqi menjëherë, në të gjitha pagat që do të merren pas 31 korrikut të këtij viti.

Shëndetësia dhe arsimi

Dy sektorët e rëndësishëm në vend, siç janë shëndetësia dhe arsimi, do të përfitojnë një rritje të lehtë me 1 mijë lekë të reja në muaj mbi diplomën e shkollës së lartë. Vendimi i fundit i qeverisë thekson faktin se ata që kanë diplomën e shkollës së lartë, arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë, rroga do të shkojë në 14 mijë lekë nga 13 mijë që është aktualisht. Kategoritë që do të përfitojnë janë punonjësit me arsim të lartë në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në Spitalin Ushtarak qendror universitar, punonjësit në sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, punonjësit e infermieristikës në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë e Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe mjekët në strukturat e forcave të armatosura. Për sa i përket sistemit të arsimit, nga kjo rritje e pagave do të përfitojnë të gjithë arsimtarët e sistemit parauniversitar.

Vendorët

Por, përveç punonjësve të shëndetësisë dhe arsimit, qeveria ka vendosur të rrisë pagat edhe për të zgjedhurit vendorë. Kështu rritjen më të madhe e përfitojnë drejtuesit e njësive vendore, paga e të cilëve rritet me rreth 2 mijë lekë në muaj. Një nga përfituesit e rritjes së pagës është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kështu, teksa ai ishte i detyruar të kishte pagën jo më shumë 173 400 lekë, tashmë kjo pagë e ka limitin në vlerën e 174 760 lekëve. Po kështu, rritje page do të kenë edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Ndërsa paga e tyre maksimale mujore ishte e vendosur të ishte 138 750 lekë, tashmë ajo mund të shkojë deri në 140 000 lekë. Një rritje pësojnë edhe pagat e të gjithë punonjësve të njësive vendore në të gjithë vendin. Këto rritje të reja të pagave hyjnë në fuqi menjëherë, duke qenë se vendimi është parashikuar të hyjë në fuqi më 31 korrik të këtij viti.

 

Pagat e drejtuesve të njësive vendore:

Ishin

“a.  Për Bashkinë e Tiranës:

-    Kryetari   138 750 – 173 400 lekë;

-    Nënkryetari     130 000 – 138 750 lekë.

b)   Për njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100 000 banorë:

-    Kryetari   92 000 – 138 750 lekë;

-    Nënkryetari     60 000 – 92 000 lekë.

c)   Për njësitë e qeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë:

-    Kryetari   60 000 – 115 000 lekë;

-    Nënkryetari     49 000 – 90 000 lekë.

ç)   Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë:

-    Kryetari   51 000 – 90 000 lekë;

-    Nënkryetari     41 000 – 77 000 lekë.

d)   Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001 – 20 000 banorë:

-    Kryetari   41 000 – 77 000 lekë;

-    Nënkryetari     28 000 – 68 000 lekë.

dh)  Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5 000 banorë:

-    Kryetari   37 000 – 54 000 lekë;

-    Nënkryetari     27 000 – 42 000 lekë”.

 

Bëhen:

“a. Për Bashkinë e Tiranës:

- Kryetari 140 000 – 174 760 lekë;
– Nënkryetari 130 000 – 140 000 lekë.

b) Për njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100.000 banorë:

- Kryetari 92 000 – 140 000 lekë;
– Nënkryetari 60 000 – 93 000 lekë.

c) Për njësitë e qeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë:

- Kryetari 60 000 – 116 000 lekë;
– Nënkryetari 49 000 – 91 000 lekë.

ç) Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë:

- Kryetari 51 000 – 91 000 lekë;
– Nënkryetari 41 000 – 78 000 lekë.

d) Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001 – 20 000 banorë:

- Kryetari 41 000 – 78 000 lekë;
– Nënkryetari 28 000 – 69 000 lekë.

dh) Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5 000 banorë:

- Kryetari 37 000 – 55 000 lekë;
– Nënkryetari 27 000 – 43 000 lekë.

Diploma – Rritja për diplomën e shkollës së lartë për punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit shkon në 14 mijë lekë

Kategoritë  – Qeveria ka përfshirë në një rritje page të gjithë drejtuesit dhe punonjësit vendorë në vend

Autor te 17 Gusht 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • ervin

    ne nje shtet ku rroga me e ulet eshte 18000 lek nje kryetar bashkie te marre dhjetefish me shume me duket teprim

  • paridi

    Çfare synimi ka patur qeveria per kete kadegori nenpusish qe ajo ka rritur pagat e tyre,Ne kete vend qe quhet shqiperi dhe mendojme se jemi ne demokraci te gjithe nenpunesit e shtetit duhet te trajtohen njesoj kur behet fjale per pagesa, qytetaret shqiptare jane kontribues te taksave te shtettit me qellim qe ato te shperndahen ne nje forme te tille qe cdo nenpunes sipas pozicionit te punes edhe te paguhet, por nuk e kuptoj se si matet puna e nje kryetari bashkie, kur cdo gje varet nga qeveria per fondet qe ajo i vendos,Per te zhdukur korrupsionin kete sdua ta besoj, por me mire do te ishte qe qeveria te kthente syte nga njerezit ne nevoje dhe jo nga ata qe sot nuk u mungon as nje e mire dhe kjo jo per aftesite e tyre dhe djersen e derdhur per kete vend por per emrimin politik ne vendet qe ata kane,dhe neve si popull nuk duhet te paguajme taksa per tu rritur mireqenjen e ketyre njerezve qe nuk i kane as shtate vjet qe kontribojne per kete vend qe quhet shqiperi.