
Juri Lutsenko, ish-ministri i Brendshëm i Ukrainës
Një gjykatë në Kiev dënoi me dy vite heqje lirie ish-ministrin e Brendshëm të Ukrainës, Juri Lutsenko.
Ai u shpall fajtor për urdhërimin dhe mbikëqyrjen e paligjshme të të dyshuarve gjatë hetimeve lidhur me helmimin e ish-presidentit, Viktor Jushçenko, në vitin 2004.
Në muajin shkurt, Lutsenko u shpall fajtor në një rast tjetër për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe u dënua me katër vite burg.
Ndërkohë, Lutsenko nuk i ka pranuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm në të dyja rastet, duke thënë se gjykimet ndaj tij janë politikisht të motivuara.
17 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)