OPOZITARË TË TË GJITHA NGJYRAVE, BASHKOHUNI!

ANDREA STEFANI

Tashmë nuk jemi më vetëm në kritikat për Berishën si një lider autokrat që kërkon të ndërtojë një demokraturë që i largohet idealit për liri e demokraci në Shqipëri duke u përafruar, në thelb, me totalitarizmin e djeshëm komunist. Dhe që komunisti i cili nuk arriti të bëhet realisht antikomunist është bërë sot kërcënim për idealet e shpallura në nisje të tranzicionit, e deklarojnë edhe jo pak prej ish-bashkëpunëtorëve të Sali Berishës. Një nga më kryesorët është ish-presidenti Bamir Topi. “Ka një tendencë të qartë, e cila po implementohet çdo ditë. Ka shenja, ka simptoma të qarta të një politike totalitariste, të cilën Shqipëria e ka flakur tej qysh në vitin 1992. Ka tendenca për të kapur të gjitha pushtetet…” – deklaroi Topi menjëherë pas shkarkimit, me urdhër të Berishës, të kreut të SHISH-it. Dikur figura e dytë pas Berishës, sot Bamir Topi e akuzon liderin historik të PD-së për totalitarist. Zhvillimi është shumë dramatik dhe mjaft komprometues për kampin e “demokratëve” që tashmë shihet qartë se vetëm mbiemrin e kanë të tillë. Rrjedhojë e drejtpërdrejtë e zhgënjimit nga Berisha është dhe krijimi i Frymës së Re Demokratike, kryesimin e së cilës pritet ta marrë vetë Topi. Por reagimi në rritje kundër Berishës në krahun e djathtë të spektrit politik nuk mbaron me kaq. Edhe Aleanca Kuqezi (AK) nuk ka qenë më pak e ashpër në kritikat ndaj Kryeministrit dhe kreut të PD-së. “Regjimi i Sali Berishës është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare, sepse ai tashmë ka marrë nën kontroll të gjithë institucionet, të cilat ka ditur t’i transformojë në institucione të dhunës, shantazhit dhe zhdukjes së qytetarëve”, citohet në media të jetë shprehur kreu i AK, Kreshnik Spahiu. Madje ka shtuar edhe se Berisha po përgatitet ta mbajë “me dhunë dhe shantazh pushtetin”. Fraza të ashpra që përpiqen t’u thonë shqiptarëve se natyra e vërtetë e pushtetit të sotëm nuk është ajo demokratike, por autokratike madje, diktatoriale. Se ç’është diktatura veçse një mbajtje e pushtetit me dhunë?

***

Pra nuk është vetëm opozita e majtë, ajo që Berisha kohë pas kohe e akuzon si neokomuniste, që e denoncon publikisht Berishën si një politikan me tendenca të qarta autokratike për përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij. Tashmë është edhe një krah i djathtë opozitar në formësim e sipër që denoncon fort rrezikun e rivendosjes së sundimit dhe zhdukjes së lirisë në Shqipëri. Sepse liria mbetet një fjalë e zbrazët nëse njerëzve nuk u jepet mundësia të kufizojnë pushtetin e kujtdo që ata kanë ngarkuar t’i qeverisë. Në këtë rast, qeveritari, shërbyesi i publikut, e kthen këtë të fundit në shërbyes të vetin. Kritikat që po ngrihen edhe nga një e djathtë e re (dhe shpresojmë që kjo të jetë e vërtetë e djathtë) janë plotësisht të faktuara. Ndërkaq, ato duan të thonë se një bashkëqeverisje me autokratin pas zgjedhjeve për, gjoja, mos e lënë Shqipërinë pa qeveri (sikundër ndodhi me LSI-në), do të ishte një tjetër poshtërsi e hapur politike në kurriz të lirisë e demokracisë në Shqipëri.

***

Por, ndërkaq, vërehet një inkoherencë në qëndrimin e këtyre partive. Ndërsa denoncojnë autokratizmin, ato kanë shfaqur ngurrim deri më sot për të bashkëpunuar me krahun e majtë të opozitës, me PS-në dhe aleatët e tjerë të saj, që janë prej vitesh në përplasje të fortë me këtë autokratizëm. Në librin e tij të njohur “Vala e tretë”, Samuel Hantington paralajmëron se një nga kushtet fillestare për të mposhtur një pushtet autokratik, është bashkimi i opozitës. Dhe është plotësisht evidente që nëse ky bashkim nuk ndodh, fitorja mbi autokratizmin do të jetë e vështirë në mos e pamundur. Pushtet autokratik do të thotë aftësi e pushtetit për të mobilizuar pa asnjë pengesë, me ose pa ligj, resurset e shtetit në synim të jetëgjatësimit të një pushteti. Ky avantazh i pushtetit mund të eliminohet vetëm me kanalizimin e të gjitha energjive dhe përpjekjes opozitare dhe qytetare, në përmbysjen e pushtetit antidemokratik me mjete demokratike. A ka mes së majtës dhe së djathtës së re dallime politike? Sigurisht, ndryshe edhe krijimi apo ekzistenca e këtyre krahëve do të ishte e panevojshme. Por a duhet të kenë një e majtë dhe një e djathtë normale disa pika, disa vlera ku përbashkohen? Sigurisht, ndryshe nuk do të kishim bashkëjetesë pluraliste, bashkëjetesë në diversitet, por vetëm konfliktualitet pa fund. Do të kishim pikërisht këtë konfliktualitet kronik, nga i cili Shqipëria lëngon prej 20 vjetësh. Konfliktualitet kronik që i ka rrënjët në faktin që PD-ja dhe PS-ja nuk ndajnë bashkë vlerat themelore të demokracisë që janë ndarja e pushteteve, liria e votës apo edhe e fjalës. I vetmi moment që Berisha e propagandon edhe sot e kësaj dite, si kompromis historik PD-PS, është ai i ndryshimeve të Kushtetutës në 2008-n që ka cenuar rëndë pikërisht atë ndarje pushtetesh që e bën të pamundur sundimin autokratik dhe krijon hapësirë për lirinë. Por mos vallë PS-ja është edhe ajo një forcë autokratike, me të cilën e djathta e vërtetë demokratike nuk mund të bëjë aleanca? Zhvillimet nuk e pohojnë një gjë të tillë. Edhe gjatë 8 viteve në pushtet, e majta, pavarësisht korrupsionit shqetësues, nuk shfaqi shenja të një autokratizmi agresiv si ky që manifeston sot Berisha. Ndërkaq, nuk mund të mos reflektohet edhe mbi faktin që tashmë jo vetëm Edi Rama, por edhe një sërë figurash të larta në PS, e kanë pranuar si një gabim të rëndë dhe me pasoja për sistemin, amendimin e Kushtetutës në bashkëpunim me Berishën. E kanë pranuar si një gabim, por nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim politik si, për shembull, eliminimin e rrjedhojave të tij me anë të korrigjimit të Kushtetutës. Por, ndërkaq, figura brenda PS-së, si Erion Braçe, kanë kërkuar që një gjë e tillë të ndodhë. Dhe një e djathtë vërtet demokratike, mund ta vinte si kusht të bashkëpunimit të saj pikërisht korrigjimin e Kushtetutës për të restauruar ndarjen e pushteteve, pa të cilën demokracia dhe liria janë fjalë boshe dhe maska të një sundimi autokratik. Por, ndërkaq, refuzimi i një pjese të opozitës për t’u bashkuar me një pjesë tjetër të saj, me qëllim përmbytjen me votë të mekanizmit manipulativ të pushtetit autokratik të Berishës, do të ishte shfaqje e një steriliteti politik që nuk e çon askund as të majtën dhe as të djathtën opozitare. Se ç’rëndësi do të kenë idealet e tyre demokratiko-liberale nëse në pushtet vazhdon të mbetet varrmihësi i këtyre idealeve? Mposhtja e autokratizmit berishist në zgjedhjet e 2013-s është sot po aq imediat për t’i hapur rrugë idealit demokratik, sa ç’ishte përmbysja e regjimit komunist në vitin 1990, për t’i hapur rrugë pluripartitizmit. Mjaft më me gënjeshtrën e “demokracisë” pa demokraci, të “integrimit” pa integrim dhe “lirisë” pa liri. Sot nuk është në lojë një pushtet, një qeveri. Sot është në lojë sistemi politik. Do të jetë Shqipëria një vend me apo pa demokraci dhe liri? Prandaj për të gjithë ata që duan me të vërtetë një Shqipëri me “Liri-Demokraci” ka vetëm një moto: Opozitarë të të gjitha ngjyrave, bashkohuni!

Autor te 18 Gusht 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • tani

    Qe duhet larguar Berisha me cdo kusht kete nuk e ve ne dyshim asnje nga populli
    opozitar, por problemi qendron se sa serjoze jane keto deklarata per bashkim te
    nje fronti opozitar, sepse koha ka treguar qe kemi disa hapsira ne shume parti
    opozitare, pershembull PS beri marrveshje me PD-n per kodin zgjedhor ne dem te
    partive te vogla apo te reja se keshtu i erdh per shtat, duke mos perfidhur zerin
    e aleateve te saj, kurse tani i kerkon bashkim ne nje front te vetem, duke i thene
    un (PS) jam lokomotiva kurse ju vagonet, kjo duket si nje kualizion i kushtezuar,
    dhe ketu qendron mosbesimi i partive te vogla opozitare.
    Po nga lajmet e fundit, mesojme qe zoti NDOKA eshte ne bisedime me Berishen qe
    ne shtator te marre nje post ministror, PSD, PDS,PLD, PDIU,FRD,AKZ po mendojne
    te bejne nje pol te trete, me pak fjale nuk i dihet se cfar do te sjedhe kjo opozite.

    • Mentor

      Z. Tani, qe ne opozite ka edhe maskarenj qe shfrytezojne situata nga me te ndryshmet per perfitim personal, kjo dihet. Qe njerz si Ndoka mund te kalojne prap me Berishen dihet. Prandaj bashkimi duket i veshtire dhe prandaj bëhet edhe thirrje per bashkim duke treguar qe pa te nuk ka fitore. Mendoj se Z. Stefani ben mire qe ngre nje problem te tille. Me duket se thirrja per bashkim i drejtohet vetem atyre qe jane ne opozite te papajtueshme me autokratin Berisha. NJerezit e opozites duhet ta ndiejne fort nevojen e bashkimit si kusht themelor per fitoren ne 2013. Që është e veshtire dihet, por kjo nuk do te thote se nuk duhet punuar per bashkimin. Nje pune qe fillon nga thirrja per bashkimin e opozites.

  • ora09

    Edhe ky Stefani duhet larguar se bashku me Berishen.
    Mire qe nuk shkruan “Proletare te te gjitha vendeve, bashkohuni”, si dikur ne gazeten Zeri i Popullit.

    • Araniti

      Ju berishianet jeni mashtrues qe doni t’i genjeni njerezit me paralellizma banale dhe lidhje te shkurtra te gjerave pa lidhje. Se pari, Stefanin nuk ke si e largon se nuk eshte ne pushtet por eshte nje gazetar dhe qe “ta largosh” duhet t’i mbyllesh gojen. Kete ti more 09 i berishes mund ta arrish duke vendosur diktaturen si ne kohen e xhaxhit qe i plaste brenda ata qe i dilinin kundra. Por nuk keni koqe per ate pune prandaj mos beni gam-gam. Se dyti, me qe bashkimin e lidhje me parrullen e Marksit mos te duket se edhe Skenderbeu idene e bashkimit te shqiptareve e mori nga Marksi?!!!!!. Lol!

      • Jaupi

        O Aranit Celua , nuk ke koqe ti or pallua qe te marresh pushtetin dhe do beni ham ham e gam gam si Stefani

  • asryeja qytetare

    I nderuar Andrea,
    Mbushem me shprese tek degjoj klithma te tilla te intelektualeve te vertete shqiptare qe kane sy te shohin se jemi duke udhetuar ne drejtim te kundert te aspiratave demokratike. Çdo njeri I arsyeshem do te deshironte arritjen e “fitores” te ciles I referohet Andrea. A do te ndodhe kjo valle ne 2013? A mund te pretendosh se shoqeria shqiptare ishte navie kur zevendesoi enverin/ramizin me saliun duke besuar ne nje proces metamorfoze te ketij tribuni te atille sa te ngrinte krye ndaj dogmes qe kishte predikuar per vite me rradhe? Duke pare si rrodhen ngjarjet, duke degjuar argumenta te parashtruar me stil nga Andrea e Mustafai, kupton qe tek saliu nuk ka ndodhur asgje e ndryshme nga ç’i ndodhi gjithekujt qe kishte nje pozite ne ate sistem e qe e zuri paniku se mos ne “sistemin e ri” nuk do te zinte me “nje vend ne rradhet e para”. Si shume te tjere e kuptoi qe petkat e kuqe nuk ishin me ne mode dhe I zevendesoi me ato ngjyre blu. Pas ngjarjeve tragjike te ’97, askush nuk e imagjinonte rikthimin e saliut ne krye. A ishte perseri naive shoqeria shqiptare kur e solli ne pushtet? Nuk besoj. Mbase saliu ose me sakte sistemi ne krye te te cilit e ka vene mbase rastesia, eshte pikerisht sistemi qe I shkon per shtat shoqerise shqiptare. Mbase ky eshte sistemi I vlerave qe mbizoterojne ne shoqerine shqiptare. Si shpjegohet qe mbeshtetesit e ilirit I dhane atij bekimin qe te mbante ne kembe sistemin per te cilin po flasim? Mos valle bejne edhe keta pjese ne shoqerine naive? Nuk besoj. Nese arsyetimi I mesiper eshte I sakte, shoqeria shqiptare ne 2013 ose me vone do
    nderroje sundimtarin por do te ruaje sistemin. Uroj te jem gabim. Uroj qe shoqeria
    shqiptare te kete kaluar adolishencen. Me kete analize nuk kam qellim te fyej askend, por po rrekem te drejtoj vemendjen te burimi I sistemit, ai vlerave qe aktualisht ve ne levizje shoqerine shqiptare.

    • miri

      Arsyeja qytetare nje koment i bukur por si nje buletin lajmesh,
      ju mir i keni shkruajtur keto gjera qe i kemi degjuar 100 here dhe u lodhem
      duke degjuar Saliu komunist, ky nuk ndryshon, eshte diktator, etj, etj .

      Por pyetja lind kush eshte zgjidhja e kesaj fatkeqsie qe ka zene shqiperine!!!
      se populli me shume se te japi voten kundra Berishes cfar mund te beje???
      Lideri opozites pat premtuar ne 2009 se do te na mbronte votat, por ndodhi
      e kunderta qe Sala i volli si heret e tjera, po kesaj rradhe cfare garancish
      jep opozita per mbrojtjen e votes, apo do te kerkoje prap hapjen e kutive.

      Edi Rama thote ta hedhim Berishen me vote, dakort po ja dhe voten ta dhame,
      a eshte ne gjendje opozita ta mbroje, kuder nje pushteti apsolut qe ka Berisha
      fale marrveshjes per ndryshimin e kushtetutes qe beri Rama,.

  • Eli

    z Stefani eshte nje anti Berishe i semure. Te jeshe per Demokracine nuk mjafton te jeshe kunder Berishes por dhe kunder Rames ne te njejten madhesi dhe forme , madje kunder gjithe klases politike shqipetare.E cfar me permend Topin qe per 5 vjet nuk foli nje here si president dhe tani don te beje politike?Kot ben opinjone ne gazete.
    Ishe mire kur luftove kunder ndryshimeve kushtetuese ne v.2008 , tani nuk lexohesh se dihet qe vetem Salen shane .

  • Ballabani

    Kuptohet qe pas Elit qendron nje berishist apo berishiste (ska rëndësi) i sëmurë nga dashuria per Berishen qe nga ana e vet nuk eshte doktori por semundja e demokracise shqiptaree. Te jesh demokrat do te thote te jash ne radhe te pare kunder Berishes se po te esh edhe kundëer Rames, dmth edhe kunder opozites atehere fiton pushtetit. Sahanlepiresit e Berishes bejne sikur jane te paanshem por duke bere thirrje edhe kunder Rames bejne ekzaktesiht punen e Berishes. Andrea ka shume te drejte, pa bashkim te gjithe opozitareve nuk ka fitore ne 2013.

  • gjirokastriti

    Ore Andrea tim i dashur,mos te eshte spostuar gje truri i kokes me keto shkrime te koheve
    te fundit,te pershendes dhe qetesohu per nje kohe me mos shkrime,per te kuptuar me
    mire per ke shkruan dhe per ke ben thirje.
    Eshte me mire legen dhe si oturaku
    se sa qesharak si Bracia edhe Spartaku
    Eshte me mire te jeshe evgjit ne Berat
    se sa hamulites si Bracia ne pallat
    Eshte me mire te jeshe i rene nga fiku
    se sa nje i pare me emer Kreshniku
    Mjere per ata qe te degjojne
    me fjalime pa mbarim
    bajga nxjer kur ligjeron
    si gomari ne lendine per Kreshnikun
    Eshte me mire mos ta keshe
    se ta keshe te tall bota
    nje kostum te qepur keq
    qe nga kemba der tek koka per ish presidentin
    Andrea kjo eshte nje kope e zgjebosur pa forme dhe pa bari,qe nuk ben as nje gje
    Kjo kope eshte pjesa e rebeluar nga kopeja e madhe vetem se nuk ju eshte dhene pjesa
    qe i kenaq.

  • xshemil

    Andre stefani more njeri i ditur nuk është anti berishë, por demokrak në botkuptim, ose demokrak teorikisht dhe praktikisht, i dhimb marrja nëpër këmbë e popullit nga një kryeministër qesharak, nga një tiran i neveritëshm. Ai nuk don që të jetojë 2% e popullit me 90%pasuri përrallore të vjedhur nga gjaku i shqiptarëve, ndërsa 80 % e popullit të jetojë me 10% të të të ardhurës kombtare. Kuptohet Andrea e kupton më mirë se ti se nuk është vetëm Berisha që na shtyp sepse është një sistem, i cili mbështetet nga banda tradhëtare e gegëve dhe pjesërisht nga reaksioni i jugut. Pra ky sistem shtypës përfaqësohet nga tirani Stalinist me origjinë nga Deti Kaspik, në shërbim real të Sërbo Grekëve, të cilëve jua shiti Shqipërin . Kush ka sy e shikon, kush ka mënt e kupton. Masa e injorancës gjithmonë ka përkrahur reaksionin. Zoti ju ndihmoftë o lum miku.

  • panajot

    Habitem me llogjiken e z.Eli i cili e akuzon Stefanin si antiberishe dhe thote” te jesh pr demokracine nuk mjafton te jesh kunder Berishes por edhe kunder Rames ne te njejten madhesi e forme” Pse? Pse akuzohet e gjithe klasa politike pa dcallim? Mendoj se kjo llogjike e ka mbajtur dhe kerkon ta mbaj ne pushtet Berishen. Keta “anti berishe” , duke i futur te gjithe ne nje thes, jane me pro berishet . Pse duhet krahasuar Rama me Berishen? C’te keqia i kane ardhe demokracise nga Rama dhe partia socialiste?h i ka vjedhur votat Rama apo Berisha? Z. Eli, te flasesh me kete llogjike pa argumente eshte njesoj si te akuzosh pa fakte. . Shqiptaret ne shumice nuk mendojne keshtu si ju dhe nuk vene nje shenje barazimi mes njeautokrati te sprovuar tashme dhe nje udheheqesi te opozites qe nuk i ka dhene askujt nje fakt se sillet si autokrat.

    • demokrati i vertete

      Kujt i flet o Panajot, keta edhe kur vrasin thone qe e pati fajin Rama. Me rrena e mashtrime duan ta zgjasin jetën e nje qeverie te paafte qe po ja hap gropen integrimit dhe ekonomise shqiptare.

  • reformer

    Paralelizmi midis PD-se dhe PS-se ka vetem nje qellim, te argumentoje se rotacioni politik eshte i kote dhe i pavlefshem. Por demokraci pa rotacion = diktature.
    Diskutimi se PS eshte njelloj si PD dhe se Edi Rama eshte njelloj, ne mos me keq, se Saliu eshte nje diskutim absurd dhe nuk i futem fare te vertetoj se te dy palet ne te vertete jane shume ndryshe nga njeri tjetri

    Ceshtja eshte se pushteti te korrupton dhe sa me gjate te qendroje dikush ne pushtet aq me keq eshte per vendin.

    Pasi te kete marre te gjitha pushtetet ky njeri do ti perdore pushtetet dhe vete shtetin per te perjetsuar sundimin e tij. Kjo eshte logjika perverse e kapjes se shtetit dhe kjo eshte arsyeja pse ne Amerike nuk zgjidhesh me shume se dy here Pesident!

  • Alfonsi

    Mos do me kriju INTERNACIONALEN KOMUNISTE ky torollak , se edhe nga paraqitja me duket se ka qejf ti ngjaje Karl Marksit

  • Famagjo

    I dashur Stefani jame i nje mendje me ju ashtu si shum Shqiptare te tjere sic duket dhe nga komentet.Megjithement duhet nje bashkim me opoziten te kryesuar nga socialistet por jo
    per socialistet,per te shpetuar SHQIPERINE. Me bashkimin e te gjithe forcave opozitare jo per te sjelle partine socialiste ne fuqi dhe Edi Ramen kryeminister por kush forc politike sigurone me shume vende ne parlament nxjerre dhe kryeministerin dhe ministrat sipas
    vertiktit qe jep Populli.Sot ne kete kohe te vesh shenjen e = midise berishes dhe politikaneve te tjere, apo te veshe kete shenje midis pd dhe PS apo partive te tjera eshte absurtitet,miopi berishian,antishqipetar,kriminel,i korruptuar,i degjeneruar etj. Kete propagande bene berisha dhe partija qe ai drejtone per tu barazuar me Ramen,me Topin,Spahiun ku me te tjera fjale na thote ne votuesve ” shikoni dhe keta nuk jane me te mire nga une,njelloj jemi, s’do te kete ndonje ndryshim ne qeverisje” Po jo ore berish pasha se nuk jane njelloj me ty,gabime munde te kene ata djem e vajza nuk kane eksperiencen tende prej pseudokomunisti,nuk jane mashtrues,nuk jane kriminel,nuk jane genjeshtar dhe nuk jane antishqipetare qe shesin kufit apo i falin te tjereve,nuk jane antipopullor si pona jote qe pengone antaresimin e Shqiperise ne BE. etj. Kushe eshte me berishen le ti kujtojme vjedhjen e 2008,Gerdecin,vrasiet kriminale te 21 janarit,cadrat pistolete,stilolapsa pistolete faturen per puc shteti per PS dhe Edi Ramen,fjalorin prej rugaci ne parlament dhe “lavire dhe horra bulevardi”, vrasiet ne mes te dites te depoutetve dhe gjyqtarit Ekonomi, nderhyrja e berishes ne gjygjin meta,basha, etj. Njerez te ndergjegjshem si Rama, Oketa Spahiu,Topi,dhe shume te tjere u distancuan nga berisha dhe pd se nuk munde te jene ne ate corbe qe ka gatuar dhe gatone berisha.
    E si te mos jeshe kunder berishes.

  • protestuesi i vrarë me plumba

    Ka bere gabime PS dhe Edi Rama? Po, madje të rënda si për shembull ndryshimin e Kushtetutes që sot Saliu po e përdor për të vendosus sundimin e tij mbi shqiptarët .Por ka shumë tregues të tjerë që e dallojnë thelbësisht PS dhe Edi Ramën nga tirani Sali. Dallimi më ulëritës është se Saliu ka vrarë demnstrues të pafajshëm, në mes të ditës, poshtë dritares së tij ndërsa as Rama dhe as PS nuk e kanë bërë kurrë një kfrim të tillë, as kur banditët e Saliut u turrën me kallashë, bazuk dhe tanke ne 14 shtator mbi kryeministri.

  • kastrioti-itali

    Shume individe po e nenvleresojne Berishen.
    Ky njeri mesjetar eshte nder politikanet me dinake e intrigante qe ka njerre ballkani, biles do e kishte zili edhe vete Sllobodani.

    Nese keta zoterinje opozitare, te djathte e te majte, duan ta dergojne vendin drejt europes,
    Duhet te largojne Saliun nga pushteti,
    e per te arritur kete duhet te bashkohen te nje opozite e vetme.
    Perndryshe vendi yne do vazhdoje tatpjeten qe ka marre e do perfundoje si Avganistani, Columbia apo Somalia.