31 vetë kanë humbur jetën nga përplasja e një aeroplani me një “delegacion zyrtar” nga Kordofanit Jugor, raportojnë burime zyrtare në Sudan.


Zëdhënësi i Autoritetet të Aviacionit të Sudanit, Abdelhafiz Abdelrahim, tha se delegacioni ishte nisur për kremtimin e festës myslimane të Bajramit.


Mediat raportojnë se në mesin e atyre që kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit ishte edhe ministri i Sudanit për fenë, Ghazi al-Sadiq Abdel Rahim.


Sipas të dhëna paraprake thuhet se aeroplani ishte rrëzuar në një mal, ndërsa përpiqej të bënte ulje emergjente në mot të keq.


19 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)