Miss Bota 2012 është zgjedhur një vajzë nga Kina. Yu Wenxia, 23 vjeçe, është përzgjedhur mes 115 konkurrenteve nga e gjithë bota, në evenimentin e zhvilluar në Ordos të Mongolisë, një provincë autonome që gjendet në veri të Kinës.
Miss Bota 2011, venezueljania, Ivian Sarcos i dorëzoi kurorën pasardhëses së saj, në një ceremoni gjigante të zhvilluar në stadiumin Arena të Ordos.
Shoqëruesja e parë e Missit është zgjedhur Sofy Elezabet Muld, nga Wellsi, ndërsa shoqëruesja e dytë Jesika Michel, nga Australia. Hera e fundit kur një vajzë kineze kishte rrëmbyer titullin e më të bukurës së botës, ishte në vitin 2007.
19 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)