Greqia kërkon detin në këmbim të statusit kandidat në BE

Pala greke ka përdorur negocimin “quid pro quo”, me kushtëzim

Fatjona Mejdini

Shqipëria nuk pritet të futet në negociata me Greqinë për sa i përket ndarjes së kufirit ujor deri në fillim të tetorit të këtij viti, kohë në të cilën duhet të merret në shqyrtim për herë të tretë të statusit të vendit kandidat. Ky qëndrim do të “ruajë” palën shqiptare nga një kushtëzim i mundshëm që Greqia mund t’i bëjë Shqipërisë në kuadër të ndarjes së ujërave. Burime nga Ministria e Jashtme, bëjnë të ditur se vendi ynë i druhet influencës së Greqisë si një vend anëtar i Bashkimit Europian në kuadër të aspiratave për të avancuar në BE. Me sa duket ky qëndrim i palës shqiptare nuk është thjesht një paranojë, por lidhet me një memorie nga hera e parë kur dy vendet diskutuan për ndarjen e kufirit detar. Burimet diplomatike të pasqyruara dhe në dokumentet e bëra publike nga “Wikileaks”, treguan se bujaria e Shqipërisë në negociata erdhi si pasojë e presionit të Athinës zyrtare për bllokim të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, shumë të domosdoshme për Shqipërinë në kuadër të avancimit të saj në BE. Në dokumentet e bëra publike pala greke përdori negocimin “quid pro quo”, të cilin diplomacia e njeh për një marrëdhënie të kushtëzuar marrje dhe dhënie. Ndërkaq, burimet nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se grupi i punës shqiptar që do të negociojë me palën greke është ngritur dhe po vijojnë përgatitjet për një performancë sa më të mirë në negociata.

 

Grupi

Drejtuesi i grupit të ri negocitator të palës shqiptare është sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu. Përveç Turdiut, grupi përbëhet nga ekspertë të disa prej ministrave në vend, siç është ajo e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë, ajo Ekonomisë dhe Ministria e Mjedisit. Përfaqësuesit e këtyre ministrive mësohet se janë në nivel ekspertësh. Nga ana tjetër, ekspertë në grupin e punës janë marrë nga disa institucione si Akademia e Shkencave, Agjencia e Burimeve Natyrore, Instituti Gjeografik Ushtarak etj. Në këtë grup mungon përfaqësimi i institucionit të Presidentit të Republikës. Por burime nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se përpara se grupi i formuar të nisë negociatat me palën greke ai do t’i drejtohet Presidencës, ku pritet që për nisjen e bisedimeve të jepet dhe autorizimi i kreut të shtetit, Bujar Nishanit. Po kështu bëhet e ditur se grupi ka disa javë që po punon në mënyrë intensive në mënyrë që të ketë një paraqitje sa më dinjitoze përpara palës greke, e cila gjithashtu e ka ndërtuar grupin e saj të negociatorëve.

Strategjia

Pala shqiptare duket se përveç punës teknike për ndarjen e ujërave, po shikon dhe anën diplomatike dhe politike të çështjes. Kjo pasi negociatorët shqiptarë kërkojnë t’i ruhen presionit grek, i cili ndodhi gjatë negocimit të parë. Kështu kabllogrami me kod 08TIRANA745 i tetorit 2008 dhe i klasifikuar si konfidencial, me titullin “Greqia i bën presion Shqipërisë mbi çështjet e kufirit dhe varrezave” e jep të qartë situatën. Kabllogrami bën të ditur që negociatorët shqiptarë, në bisedimet për kufirin detar me Greqinë, ishin tërësisht të vetëdijshëm për problemet e marrëveshjes, por nuk kishin mundësi të kundërshtonin apo të negocionin, për shkak se Athina po përdorte ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit (MSA) si një “kobure” në kokën e palës shqiptare. Pasi Greqia arriti me sukses të bllokojë me veton e saj anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, pavarësisht nga presionet e anëtarëve të tjerë, qeveria shqiptare filloi të besojë se kërcënimi grek me MSA-në nuk ishte thjesht një blof.

 

Historia

Negociatat - Marrëveshja për kufirin detar me Greqinë u negociua mes Shqipërisë dhe Greqisë për herë të parë në vitin 1992. Në vitin 2009 marrëveshja u miratua në Parlament

Denoncimi - Media shqiptare, si dhe eksperti shqiptar Myslym Pasha e denoncuan marrëveshjen si të njëanshme që i jepte një sipërfaqe të konsiderueshme deti Greqisë

Kushtetuesja – Në shkurt 2010, Gjykata Kushtetuese vendosi në unanimitet të rrezojë marrëveshjen, duke e konsideruar faktin se kishte shumë shkelje procedurale.

 

Procedura

Ministri i Jashtëm flet për të parën herë për mundësinë e bllokimit

Panariti: Mund të shkojmë edhe në arbitrazh nëse Athina nuk tërhiqet

Pala greke është treguar e qartë në qëndrimin e saj për të mos pranuar një marrëveshje të re për ndarjen e detit me Shqipërinë. Zyrtarët e lartë të ministrisë greke janë shprehur në deklarata publike se ata nuk e pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare për një marrëveshje të re, pavarësisht shpresave të mira nga pala shqiptare se kjo marrëveshje e re do të arrijë të mbrojë më mirë territorin ujor shqiptar. Por në një intervistë për “Vizion Plus”, ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ka përmendur mundësinë e kalimit të kësaj çështjeje tepër delikate mes dy vendeve në arbitrazh ndërkombëtar. Sipas ministrit të Jashtëm, të gjitha negociatat nga pala shqiptare do të bëhen në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nëse mes vendeve nuk do të ketë mirëkuptim, atëherë arbitrazhi ndërkombëtar ka gjasa të jetë hapi i radhës. Nga ana tjetër në fillim të muajit shtator Panariti do të jetë në Greqi për një vizitë zyrtare. Ministria greke ka preferuar ta bëjë publike vizitën që do bëjë Panariti në shtetin fqinj në kuadër të telefonatës së marrë nga homologu i vendit fqinj. “Ministri i Jashtëm grek, Dhimitris Avramopullos, foli në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti. Të dy ministrat diskutuan në lidhje me çështjet bilaterale dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe perspektivën europiane të rajonit tonë. Z. Avramopullos e ftoi z. Panariti për të vizituar Athinën në fillim të muajit shtator”, theksohet se njoftimin për shtyp të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke. Vizita e Edmond Panaritit në Athinë që do të zhvillohet me shumë gjasa në javën e parë të muajit shtator, është planifikuar dhe vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar në shtetin fqinj pas konstituimit të qeverisë së re greke. Kjo vizitë ka një domethënie të veçantë dhe për shkak të faktit se mes dy vendeve pritet të rinegociohet për marrëveshjen e ndarjes së ujërave territorialë. Një çështje që do të diskutohet gjithashtu mes palëve lidhet me regjistrimin e minoritetit grek në Shqipëri, ku pala greke ka shprehur kontestime të shumta. Kjo ka bërë që pak javë më parë krerët e “Omonia”-s të deklaronin se do të nisin procesin e regjistrimit të popullsisë së tyre, nisur nga besimi i pakët që kishin në lidhje me censusin kombëtar. Nuk dihet ende sesi do të shkojë ky proces, për të cilin është deklaruar se do nisë në muajin shtator dhe do të përfundojë në dhjetor të këtij viti. Por ajo që dihet me saktësi lidhet me faktin se pas këtij takimi, do të qartësohet dhe kursi i ri i diplomacisë shqiptare ndaj asaj greke.

 

TAP

Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, deklaroi pak ditë më parë se projekti i gazsjellësit TAP nuk do ta kushtëzonte Shqipërinë në negociata me palën greke

Autor te 20 Gusht 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • klara

    shume mire e bene….

    • ervin

      mund ta shpjegosh pak me mire se cfare bene mire….

  • nari

    Te gjitha jane mashtrime.Me Sali Berishen ne nuk jemi kurre per ne Europe.Pastaj sa per Greqine do bej me mire te shofi bythen e vet qe i ka ra ne mut.

  • x

    C’ia kepusin kot keta. Greqia doli nga BE….

  • maksim leka

    ne nuk duhet te leshojme asnje pellembe det apo toke qofte edhe me pasoje mos hyrjen ne BE. Kemi pak toke e pak det dhe le ti mbajme per vete e per femijet tane.

  • ervin

    une them te presim deri sa greket te dalin nga BE…..se dalengadale po e mbushin kupen.nga njera ane nuk lane Maqedonine ne NATO nga ana tjeter me ne edhe disa shteteve evropiane iu ka ardhur ne maje te hundes me ta per arsye te tjera,nuk besoj se do ti lene te shine si ju do qejfi.
    ne thjesht duhet te bejme tonen ,tu themi grekeve se nuk do te marrin as edhe nje cope det toke dhe le te vene cfaredo kushtesh te duan

  • Bashkim

    Keq per ate detin e ndotur te shqiptareve paskan ngel greket? Mbajeni….

    • beni

      ti cfare je ti grek apo shqiptar se nga emri ”shume shqiptar” dukesh.ha ndonje kocke ne Greqi….

      • Bashkim

        Po ha ti ndonje kocke greke se si shume pa kocka e ka lene Berisha jugun. Me ca ushqeheni ju nacionalistet? Me mutin e Sales e te Spahiut se me demokraci nuk ushqeheni jo…

        • ervin

          une ushqehem me punen e kraheve te mi.nuk pres nga Sala e Spahiu te me ushqejne.pres nga ata qe te mbrojne interesat e mia si qytetar.ti mbase ushqehesh me ato pensionet qe greku jua jep duke marre borxh neper bote….langaraqet e dreqit.flasin per demokraci greket……

          • Bashkim

            Mua me merr te keqen ti se une jetoj ne perendim me djersen time. Ne Shqiperine tuaj ilire nuk ia vlen te derdhesh djerse se dihet kush e shfrytezon. S’kam nevoje per pensionet greke. Po meqe ra fjala te greket, s’jeni ju me te mire se ata se po te ishit do kishit nje vend te hajrit demokratik.

          • ervin

            me 350 miliarde te marra borxh nuk e di por te pakten ne nivelin e Greqise do ishim…..kjo eshte Greqia jote ….Jorgo

          • Bashkim

            O surrat…demos kratia, as fjalen demokraci nuk e ke ne shqip ti Sulejman (meqe jam une Jorgo). Perdorni fjalen e grekut. Dhi e zgjebosur, bishtin perpjete!

          • ervin

            po fjalen e grekut perdor edhe anglezi amerikani italiani e ku di une ,kaq i zgjuar qenke……….

          • Bashkim

            po e perdor o ditezi dhe punojne per demokracine ata, kurse juve ne 100 vjet u eshte rritur hunda….dhe parazitoni….

          • ervin

            fjalori yt eshte ai i nje antishqiptari.ti nuk meriton te quhesh njeri.te qenit grekofil ose antishqiptar jane dy gjera te ndryshme. e para eshte nje zgjedhje qe nuk i ben dem askujt e dyta eshte thjesht e pafalshme.

    • beni

      po ti qe flet me juve per shqiptaret nuk je shqiptar se nuk e marr vesh kete distancimin tend “mbajeni”.i ndotur apo jo nese eshte yni do ta mbajmedhe po nuk te pelqejne shqiptaret c’do qe komenton ne gazeta shqiptare apo per te na gerricur………………………….

      • Bashkim

        Une do komentoj aty ku me do k….. dhe s’do te marr leje ty. Detin e ndotur e keni…po edhe ate det te paket te paster qe keni u sherben oligarkeve shqiptare qe kane ngritur vilat te vendet me te bukura. Ngrihuni kunder shtypesve tuaj shqiptare dhe mos ia vini gjithmone fajin grekut…

        • beni

          ik or legen jepke dhe keshilla ti.keshilla japin njerezit dashamires ti me kete gjuhe urrejtjeje qe perdor je i perbuzur dhe keshillat e tua nuk pranohen.qe nga momenti qe flet me “ju” dhe me percmim kuptohesh c’mall je,mos i bej kot qejfin vetes

  • Drenicaku

    Ma mirë ështe me u ba shypnija krahinë Greke ma Mut nuk bahet, populli i ka fajet

    • ervin

      a je ne terezi ti apo jo?a e kupton se ca flet apo ja fut kot.po qe se je demoralizuar nga gjendja e Shqiperise nuk besoj se kjo eshte zgjidhja.te te vije turp per keto qe thua

  • romeo alla

    PD,PS dy forcat e medha politike te vendit,jane te pa afte te udheheqin nje komb,te ruajn integritetin e saj,MJAFT me keto dy parti vetem po renojn kete shtet,tonin,AK shpres.

  • shkelzen

    “Do ut des” themi ne ketej nga evropa mi shoqja partizane!

  • Hatibi

    Askush prej nesh qe po shkruajme nuk eshte ekspert dhe askush nuk mund te gjykoje nese marreveshja prekte apo mbronte interesat kombetare. Vetem nje gje me ben pershtypje: Si do te reagonim ne nese greket (apo cdo shtet tjeter) diskutonin me ne , kembenin delegacione, binin me ne dakort per nje gje, firmosnin nje marreveshje, e kalonin nga parlamenti i tyre dhe ne fund me nje trik na thoshnin “ik pirdhuni, nderruam mendje”. Kush mund ta besoje se Presidenti yne nuk dinte asgje mbi negocimin e marreveshjes dhe c’ permbante ajo deri ne nenshkrimin e saj dhe pastaj u kujtua se komisioni ishte inkompetent? Ku eshte ajo besa jone e famshme, me te cilen na pelqen te nanurisim egon tone kombetare? Fqinjesite nuk ndertohen me “ia futa” dhe cdo dredhi le gjurme ne marredheniet mes shteteve dhe ne ndergjegjen kolektive te popujve perkates.