Lushnjë


Konflikti për pronën për pak ka marrë dy jetë njerëzish mesditën e djeshme në qytetin e Lushnjës. Shkak i konfliktit ka qenë ndërtimi i një objekti mjaft pranë një pallati në lagjen “Loni Dhamo” të qytetit myzeqar. Mësohet se një prej banorëve të pallatit, Arben Zdrava 45 vjeç, është konfliktuar me pronarët e objektit që po ndërtohej. Mësohet se këta të fundit kishin përfituar vite më parë një leje ndërtimi dhe kanë nisur që të ndërtojnë objektin. Për shkak se ndërtimi i objektit në fjalë bllokonte gjithë pamjen e tre kateve të para të pallatit, banorët janë irrituar. Mësohet se Zdrava ka debatuar me pronarët e objektit, të cilët e kanë qëlluar me grushte. Por, më pas ky i fundit ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një armë zjarri gjahu. Ai ka shtënë mbi pronarin e objektit Çaush Çaushi, duke e plagosur rëndë. Por, nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një kalimtare e rastit, Vilma Qole rreth 25 vjeçe. E.H