Qëllon në dasmë me kallash, arrestohet

Berat

Ka rrëmbyer kallashnikovin duke gjuajtur në gjendje të dehur gjatë një dasme, ndërsa shumë shpejt është arrestuar nga policia duke iu sekuestruar dhe arma automatike. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Lumas të rrethit Berat, ku sipas të dhënave të policisë mësohet në pranga është vënë autori i ngjarjes, Kastriot Zaimi, 31 vjeç. Sipas të dhënave të policisë së Beratit rreth kësaj ngjarjeje mësohet se në orën 19.00 të së premtes, nga ana e Policisë së Beratit u bë arrestimi i 31-vjeçarit Zaimi, pasi rezulton autori i ngjarjes së ndodhur në fshatin Lumas në një dasmë, i cili, ka qëlluar në ajër në  oborrin e shkollës së mesme, me armë zjarri automatik. Policia tha se arma automatik model 56, një krehër automatiku me 23 fishekë, si dhe 5 gëzhoja të gjetura ne vendin e ngjarjes, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë që materialet iu referuan prokurorisë për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. M.S

Autor te 21 Gusht 2012. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry