Librat e rinj, E. L. James, “Pesëdhjetë hijet e Greit”

E. L. James

“Pesëdhjetë hijet e Greit”

Përktheu: Manushaqe Bako

Botoi: “Dritan”

Çmimi: 1500 lekë

Pak ditë pasi ka ardhur në stendën e titujve të rinj, libri “Pesëdhjetë hijet e Greit” ka tërhequr menjëherë interesin e lexuesve. Autorja e trilogjisë së famshme erotike “Pesëdhjetë hijet”, britanikja E.L. James, ka mbërritur në gjuhën shqipe me romanin e saj bestseller. Historia romantike dhe çlodhëse nis me një marrëdhënie në dukje të pamundur mes një studenteje të re dhe një biznesmeni të famshëm, ku ajo zbulon dëshirat e saj, por edhe të fshehtat e shumta të tij. Anastasia Still shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. Teksa nisin një histori dashurie pasionante, Ana zbulon më shumë mbi dëshirat e saj, si edhe mbi sekretet e errëta që Grei mban të fshehura.

Autor te 26 Gusht 2012. Libri. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry