Pasi hoqi dorë pas shumë kohësh nga flokët e saj ngjyrë platini dhe surprizoi fansat e shumtë me look-un e ri ku shfaqet me flokë më të errët, këngëtarja amerikane, Lagy Gaga vjen tashmë me një deklaratë shumë interesante për britaniken “The Sun”: “Të këndosh nudo, i bën mirë zërit”.


Një herë e një kohe këngëtarët ruheshin me të gjitha mënyrat ndaj të ftohtit, duke u veshur mirë e mirë në mënyrë që të mos pësonin ndonjë gërvishtje të fytit, por ajo që është gjithmonë kundër rrymës në gjithçka që bën, ka eksperimentuar, mesa duket me sukses, këtë eksperiencë të re. Sipas pop starit, nuditeti ja rregullon zërin dhe ia bën më ekspresiv.


Megjithëse albumi i ri i Lady Gaga, ‘Artpop’ është duke u punuar dhe ende nuk është gati për publikun, disa detaje të tij duket se po zbulohen nga vetë këngëtarja si p.sh, fakti që këngët janë regjistruar kur ajo ka qenë në plotësisht nudo.

28 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)