Moskomunikimi ndërmjet pilotit të një kompanie spanjolle dhe kontrollorëve tokësorë në Amsterdam ka shkaktuar frikë të rreme, që ka detyruar autoritetet holandeze të dërgojnë avionë luftarakë F-16 për të kërkuar “aeroplanin e humbur”.

Aeroplani që fluturonte nga Malaga e Spanjës për në Amsterdam, me rreth 180 pasagjerë në bord, është rrethuar nga forcat holandeze të sigurisë me të kryer ulje të detyrueshme në aeroportin e Amsterdamit “Shipol”. Policia më pas ka kontrolluar aeroplanin dhe nuk ka gjetur asgjë të pazakontë.


“Nuk ka pasur kurrë ndonjë rrezik dhe problemi është shkaktuar nga mungesa e komunikimit”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë spanjolle Vueling. Mediat lokale gjithashtu citojnë pasagjerët në bord të kenë thënë se nuk ka ndodhur asgjë e pazakonshme.


29 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)