Ndër thashethemet më të zakonshme për një personazh publik, kur është femër, janë dy: ose do të martohet ose është shtatzënë. Nga ky rregull nuk ka bërë dot përjashtim as tenistja bukuroshe Maria Sharapova, e cila u detyrua të hiqte dorë nga dy takime ndërkombëtare në tenis për shkak të një infeksioni viral dhe pas kësaj mungese iu atribuuan njëherësh të dyja thashethemet e mësipërme; që do të martohej në muajin nëntor me të fejuarin e saj, basketbollistin slloven Sasha Vujacic, dhe madje që ishte shtatzënë.


Pas medaljes së argjendtë në Wimbledon rreth një muaj më parë tenistja siberiane ishte detyruar të hiqte dorë nga dy turne ndërkombëtare për arsye shëndetësore. Kaq mjaftoi që të qarkullonin menjëherë thashetheme rreth saj.


“Nuk jam shtatzënë dhe nuk kam ndër mend të martohem. Kisha probleme shëndetësore dhe për këtë iu nënshtrova disa analizave të gjakut dhe ekografive, por nuk do të thotë se pres një fëmijë”, i ka përgënjeshtruar fjalët e përhapura rreth saj Sharapova, që nga New York, ku zhvillohet turneu ‘Us Open’.

29 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)