Gardëroba e VIP-ave vazhdon të eksperimentohet me tendenca të veshjeve të viteve ‘50, por pak pre tyre arrijnë ta manifestojë në mënyrë origjinale, siç bën Kelly Brook.


Aktorja dhe modelja 32- vjeçare, dukshëm krenare për fizikun e saj tipik mesdhetar, duket mrekullisht bukur me një fustan që ngjan sikur është marrë nga gardëroba e të madhes Sofia Loren në vitet e saj më të arta.


Edhe më herë stili i Kelly Brook është inspiruar shpesh nga ai i divave të mëdha të kinemasë së të shkuarës. Fustane në formë sirene, taka të larta apo dekolte të theksuara nuk mungojnë pothuajse asnjëherë në stilin e parezistueshëm dhe shumë femëror të aktores.


Të gjitha këto e kurorëzojnë 32-vjeçaren si mbretëreshë të modës klasike, në rrugë dhe në pasarela.

29 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)