Video hard dhe kokainë për Princin Harry?

Princi Harry vijon të mbetet në qendër të skandaleve. Pas publikimit të disa fotove, ku princi ishte plotësisht lakuriq në një hotel në Las Vegas, gazetat britanike po flasin për një video hard ku Harry duket i impenjuar në “lojëra me drita të kuqe” me disa vajza, në një dhomë ku duket të ketë edhe kokainë. Cikloni i skandalit po vë në provë të vështirë nervat e gjyshes së tij, Mbretëreshës Elisabett, e cila nëpërmjet zyrës së saj të shtypit i ishte lutur medias të mos publikonte foto skandaloze me protagonistë anëtarë të familjes mbretërore.

Ndërkohë që princi Harry është “zhdukur” nga rrjetet sociale ku kishte faqen e tij personale, por edhe nga oborri mbretëror, të afërmit e tij janë të xhindosur nga thashethemet e fundit. Në internet po qarkullojnë fjalët se në dhomën ku Harry “argëtohet” me disa vajza, disa persona konsumojnë kokainë. Përdorimi i drogave nuk ka qenë “ves” i princit të ri dhe për këtë arsye mendohet se kokaina është përdorur nga persona të tjerë, megjithatë asgjë s’mund të jetë e pamundur për britanikët.

29 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 29 Gusht 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry